Blezëncka që do të bëhej në 2018, fshat turistik nga projekti “100 fshatrat turistikë”.

  • Share

Një projekt ambicioz, i quajtur “100 fshatrat turistikë” u përmend nga kryeministri shqiptar në muajin janar 2018. Projekti synonte që 100 fshatra të Shqipërisë të ktheheshin në destinacione turistike. Mes tyre u zgjodh edhe Blezëncka, fshati më i vogël përsa i përket popullsisë nga projektet e tjera. Në 2018 zyrtarisht fshati kishte 46 banorë (ndonse numri i atyre që banojnë është më i vogël se kaq).

Fshati që ndodhet në një lartësi 460 metra mbi nivelin e detit, ngrihet mbi shpatet e Kanionit të Skraparit. Me toka të pjerrta, ku pjerrtësia për këtë fshat matet sa 11.4% Blezëncka nuk mund të quhet një nga zonat më të populluara të Skraparit. Pikëpyetjet e para të banorëve se përse u zgjodh asokohe ky fshat, përkonin me dyshimet se zgjedhja e këtij fshati nuk ishte në të vërtetë në funksion të banorëve të pakët të tij por që me kalimin e kohës këto investime që do të bëheshin do ti shërbenin një shoqërie sporti.

Akademia e 100 fshatrave, nuk nguroi që të shkonte deri tek projektet se si do të bëheshin të transformuara këto fshatra. Në një videostream në facebook, u publikuan projektet sipas loteve, ku Blezëncka bënte pjesë në Lotin 11. Projekti duhej të përfundonte pas dy vitesh. Sot në Skrapar, Blezëncka rezulton vetëm në letra pjesë e këtij projekti pasi që prej 2018, nuk ka asnjë investim apo hap serioz se diçka do ndryshoj.

  • Share