Turqia kërkon nga Kombet e Bashkuara dhe ndërkombëtarët, ti ndryshojnë emrin.

- Bota
  • Share

Ankaraja zyrtare pritet nesër ti dërgojë zyrtarisht, të gjithë aktorëve ndërkombëtarë, se do të duhet të ndryshojnë emrin sesi duhet ta quajnë Turqinë. Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu njoftoi se po kërkon nga Kombet e Bashkuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, ta ndryshojnë emrin e këtij vendi në “Türkiye”.

Kreu i diplomacisë turke tha se ndryshimi zyrtar i emrit pritet të bëhet gjatë javës së ardhshme. Në versionin e përdorur deri tani nga ndërkombëtarët është përdorur “Türkiye” ndërsa fjala pritet të ndryshoj në “Türkiye”.

Në dhjetor 2021, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, nënshkroi një dekret që të shkruhej “Türkiye” pasi kjo fjalë përfaqësonte kulturën, qytetrimin dhe vlerat e popullit turk.

  • Share