Një tjetër shkrim i veçantë publikohet nga corovodaonline. Një dokument që mban datën 7 gusht 1976, i cilësuar me emërtimin “Lista emnore e kulakëve të rrethit Skrapar” (sipas listës së vitit 1954) liston në brendësi emrat dhe mbiemrat e 42 banorëve të Skraparit dhe fshatit të banimit të tyre. Po ashtu në dokument publikohen (jo në çdo rast) edhe numrat e vendimeve dhe datat e tyre, për shpalljen e tyre si kulakë.
Dokumenti i plotë, shoqërohet nga ne me dy imazhe të tij, e mbi bazë të informacionit në brendësi kemi nxjerrë ekstraktin e të dhënave të shkruajtura sipas origjinalit. Një ditë më parë, Corovodaonline publikoi listën e plotë të 183 personave “pa karta fronti” të vitit 1953.

Në fund, dokumenti mbyllet më shkrimin: ” Vërtetohet se është një me origjinalin” datën 7/8/1976 dhe ka një nënshkrim të një prej zyrtarëve të kohës.