Në një postim të rrallë, Corovodaonline zbardh 183 emrat e një dokumenti që listonte banorët e Skraparit të cilët në vitin 1953 rezultonin për sistemin e asaj kohe totalitare “Pa Karta Fronti”. Lista e gjatë sipas dokumentit ka në brendësi të dhënat e 183 personave, emër, mbiemër dhe banimin e tyre.
Dokumenti i vitit 1953, nga i cili nxirret kjo listë mban titullin: “Lista e elementëve që s’kanë kartën e frontit” për komunat përkatëse.