1. Baba Fetahu i Teqesë së Backës për veprimtarinë e tij atdhetare. Pak pas pas Lidhjes së Prizrenit ka vënë në portën e Teqesë së Backës gurin e gdhendur me shqiponjën dykrenare duke i thënë popullsisë së atij rrethi se ky zog do të jetë një ditë në flamurin e Shqipërisë. Kjo shenjë ndodhet edhe sot në portën e kësaj Teqeje. Komisioni vendosi pagëzimin e shkollës së katundit Radësh me emrin "Shkolla Baba Fetahu"
2. Baba Meleq Shëmbërdhenji nga Staravecka për veprimtarinë e tij patriotike shkollës së fshatit Kuç do ti vendosej emri "Shkolla Baba Meleq Shëmbërdhenji"
3. Baba Xhaferri i Teqesë së Prishtës, ka themeluar shkollën e Çorovodës. Për nder të tij shkolla e Çorovodës do të mbante emrin shkolla "Baba Xhaferr Prishta".
4. Baba Shaban Prishta, ka qenë një nga apostujt e Shqiptarizmës. Ka marrë pjesë në mitingun e Përmetit për shkronjat shqip dhe në kryengritjet e viteve 1910-1912 së bashku me parinë e Sevranit dhe me burra të tjerë të njohur si Mahmut Zaloshnja, Jaçe Gjergjova, Fetah Sevrani, Hasan Koprencka, Zejnel Braçi, Abas Postena etj. Për nder të tij shkollës së Prishtës iu dha emri “Shkolla Baba Shaban Prishta”.
5. Dervish Iliazi, ka qenë një nga nacionalistët e rrethit Skrapar. Përkrahës i arsimit kombëtar. Ka themeluar teqenë e Kulmakut, në Tomorr, në korrik 1916. Për nder të tij, shkollës së Vërzhezhës iu vu emri “Shkolla Dervish Iliazi”.