Të hënën, datë 14 Tetor 2024 në Njësinë administrative Potom u zhvillua ceremonia e
dorëzimit të bidonave të qumështit, për fermerët e Njësisë Administrative Potom.
Në ceremoninë e dorëzimit të bidonave të qumështit përveçse fermerëve përfitues, drejtueseve të
projektit mori pjese dhe Menaxheri i Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural ne Shqiperi
z.Lazzlo Arendas.
Në fjalen e tij përshëndetëse, Menaxheri i Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural z.Lazzlo
Arendas pasi falenderoi blegtorët pjesëmarres, foli për mundësine e blegtorëve për të përfituar
nga fondet IPA, për fuqizimin dhe rritjen e ekonomive te tyre permes investimeve duke i inkurajuar
ata që të aplikojne, ne keto fonde, për futjen e teknologjive të reja në fermat e tyre me qëllim
rritjen e prodhimeve dhe përmirësimin e cilësisë së jetësës për veten dhe familjet e tyre.
Blegëtorët përfitues falenderuan për mbështetjen përmes projektit, Bashkimin Europian
si donator, dhe kërkuan që të informohen më shumë për projektet IPA, me qëllim që jo vetëm të
prodhojnë produkte blegtorale por dhe ti përpunojnë vetë ato.
Pas ceremonisë së dorëzimit të bidonave të qumushtit Menaxheri i Programit për Bujqësi dhe
Zhvillim Rural z.Lazzlo Arendas zhvilloi nje inspektim në lerat e ndërtuara në Njësinë
Administrative Potom dhe pas u zhvillua një takim pune ku u disktua mbi projektin dhe
problematikat në zbatimin e tij.