Kultivimi i Kanabis - Policia arreston pesë persona në Poliçan **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Kultivimi i Kanabis - Policia arreston pesë persona në Poliçan

Fatjon Kaloci
15.10.24
5 persona janë arrestuar në flagrancë mes tyre edhe një 21 vjeçar pasi dyshohen se merreshin me kultivimin e bimëve narkotike në fshatin Plashnik të Poliçanit. Gjatë kontrollit unformat gjetën dhe sekuestruan 116 bimë kanabisi, një pjesë e tyre ishte në proces tharjeje. Përmes një njoftimi, policia tha: "Në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Territor i pastër”, shërbimet e Stacionit të Policisë Poliçan në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Skrapar, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Plashnik, njësia administrative Tërpan, kanë goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike. Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit: Ë. M., 54 vjeç, G. M., 61 vjeç, (vëllezër), F. M., 21 vjeç, (i biri i shtetasit Ë. M)., V. B., 44 vjeç dhe D. B., 39 vjeç, (vëllezër), të gjithë banues në fshatin Plashnik, pasi dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike, në fshatin ku banonin. Gjatë kontrollit të territorit janë gjetur 37 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu, gjatë kontrollit në një kasolle afër banesës së shtetasit Gj. M., u gjetën 79 bimë të dyshuara narkotike kanabis në proces tharjeje", tha të martën policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim

       
         
close