22 Tetor 1972 - Nis nga puna Hidrocentrali i Bogovës **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

22 Tetor 1972 - Nis nga puna Hidrocentrali i Bogovës

Fatjon Kaloci
20.10.24

52 vite më parë, në 22 tetor 1972 do të vihej në punë për herë të parë një nga veprat e rëndësishme të kohës i njohur ndryshe si Hidrocentrali i Bogovës. Bogova, një fshat i vogël i Skraparit nisi të popullohej në fillim të viteve 30'të. Vendi i pasur me burime hidrike dhe me panorama turistike mbresëlënëse do të kishte një rëndësi të madhe edhe për faktin se asokohe ndërtimi i një vepre të tillë kishte si qëllim të garantonte me furnizim energjie elektrike vilat e nëndheshme të Krorëzës. Vepra u projektua nga Prof. Farudin Arapi. Hidrocentrali do të kishte një fuqi prodhuese prej 2.550 kilovatorë apo thënë ndryshe 2.5 megavat. Përmes linjave të gjata të tensionit furnizoheshin vilat e nëndheshme të Krorëzes. Hidrocentrali furnizohej me ujin e burimit të Bogovës prej nga furnizoheshin me ujë edhe Poliçani dhe Berati. Hidrocentrali i Bogovës prej shumë vitesh konsiderohej si vepra më e madhe e prodhimit të energjisë në gjithë qarkun Berat. E ndodhur në lartësinë 265 metra mbi nivelin e detit, Bogova sot është një ndër ndalesat e preferuara të turistëve të shumtë që frekuentojnë zonën. Njësia administrative e Bogovës si pjesë e Bashkisë Skrapar përfshin fshatrat Bogovë, Novaj, Bargullas, Nishovë, Kakrukë, Dobrushë, Përparim, Selan dhe Jaupas. Me një peizazh mbresëlës plot me vlera mjedisore të pa zëvendësueshme, të cilat i referohen rezervatit të Bogovës, plot me pyje të bukura dhe me florën dhe faunën e pasur. 
       
         
close