103 vjet më parë, më 21 tetor 1921, në ambientet e shtëpisë së Zenel Ibros, u inaugurua shkolla e parë në Vëndreshë. Mësuesi i parë ishte Rasim Fuga, i cili vinte nga qyteti i Beratit. Ndërkaq, nxënësit e parë të kësaj shkolle ishin Bari Zaimi, Mahmut Meslani, Hysen Aliaj, Refit Kuçi, Shyqyri Bano, Riza Kuçi, Rushan Kuçi, Xhaferr Kuçi, Sami Begolli, Neki Guri dhe Halil Vasjari etj. Përpjekjet për të arritur deri në këtë ditë kishin filluar shumë më herët. Ato pasqyronin përpjekje të mëdha për të mësuar shkrimin dhe këndimin mes rrugëve të gjata të sakrificave për dije. Familje të shumta nga zona dërguan bijtë e tyre për të mësuar gërmat, fjalët, shkrimin dhe leximin e gjuhës shqipe kudo që ishte e mundur. Daut Bregu, Avdulla Musaj dhe Mustafa Spathara u dërguan në Turqi. Hamit Otobashi udhëtoi drejt Selanikut në Greqi. Arun Bega shkoi në Rumani...
Ndërsa bijtë e Vëndreshës largoheshin për t’u arsimuar në Vëndreshë, gjithë Skrapari vazhdonte përpjekjet përmes patriotëve shqiptarë për ngritjen e vatrave të arsimit në çdo cep të Shqipërisë. Për realizimin e këtij misioni u nisën drejt Beratit Daut Shehu, Tahir Vala, Teme Bregu, Ismail Shehu, Braho Ibro etj. Një nga protagonistët kryesorë për përhapjen e mësimit dhe të shkrimit të gjuhës shqipe në Vëndreshë ishte edhe Tefik Vëndresha.
Ai ishte anëtar aktiv i Çetës së Çerçiz Topullit. Me porosi të veçantë nga Bajo Topulli, ai u ngarkua që aktivitetin e tij ta zhvillonte në zonën e Vëndreshës. Pas rikthimit në vendlindje, ai filloi punën me çdo familje. Në vitin 1906, përmes kurseve të organizuara prej tij, u hodhën në Vëndreshë bazat e mësimit dhe të shkrimit të gjuhës shqipe. Megjithatë, këto veprime që gjetën mbështetje nga komuniteti nuk mundën t'i shpëtonin vëmendjes së administratës turke të asaj kohe.
Përndjekja që iu bë atij do të ishte e vazhdueshme deri në momentin e vrasjes së tij. Si një formë hakmarrjeje për këtë ngjarje, populli i Vëndreshës insistoi në vazhdimin e "betejës" dhe në Vëndreshën e dytë, hapi shkollën pranë Bregut të Ibërshimit. Mësuesi i kësaj shkolle do të ishte Ismail Shehu, i cili sipas banorëve kishte studiuar në Turqi në një medrese. Megjithëse mësimet në këtë shkollë zgjatën për një periudhë të shkurtër, për shkak të rrethanave të kohës, dëshira për dije e vëndreshallinjve mbeti gjithmonë aktive dhe nuk u shuajt kurrë.
Kurset vazhdonin të organizoheshin. Në kursin pas vitit 1909 rezultuan si të regjistruar Refat Zaimi, Vrenoz Kuçi, Ali Bano, Jahja Bregu, Ali Aliaj, Ibrahim Hoxha, Qerim Goxhaj, Mustafa Bano, Hatem Musaj dhe shumë të tjerë. Në vitin 1913, këta burra nga Vëndresha që kishin hapur shkollën më 1908 organizuan hapjen e një shkolle tjetër. Tani ata do të drejtoheshin nga Tajar Vëndresha.
Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, afërsisht në fund të vitit 1920, banorët e Vëndreshës kërkuan nga autoritetet që t'u caktonte një mësues edhe për këtë zonë.
Shteti dërgoi mësuesin Hysen Mërtinji dhe një shkollë, duke caktuar shtëpinë e Ismail Shehut si vend për të. Megjithatë, më shumë se një shkollë, ky ambient i ngjante një kursi dhe jo një institucioni arsimor të mirëfilltë. Nxënësit e kësaj shkolle përfshinin Fetah Aliaj, Barjam Aliaj, Medi Shehu, Ismail Aliaj, Halil Goxhaj etj., por për shkak të largimit të mësuesit të caktuar, ata nuk qëndruan më shumë se 6 muaj në atë ambient.
Pas vitit 1921, shkolla filloi të ketë një ndjekshmëri dhe vijueshmëri më të rregullt. Në datën 21 tetor 1921 u hap Shkolla e Vëndreshës, prandaj ky vit konsiderohet si viti i inaugurimit të shkollës së parë në këtë zonë. Mësuesit që kanë kontribuar gjatë viteve në këtë shkollë janë:
- Rasim Fuga - Viti 1921, mësues nga Berati.
- Ilmi Baçi - Viti 1923-1925, mësues nga Përmeti.
- Hysen Riza - Viti 1926-1927, mësues nga Tirana.
- Petref Blana - Viti 1929-1937 (njohur ndryshe si Petref Therepeli).
- Riza Musaj - Viti 1938-1940, mësues nga Gramshi.
- Xhaferr Kuçi dhe Veis Kuçi - Viti 1944.
- Izet Buzo - Viti 1945.
- Nazmi Duhanxhiu - Viti 1945-1946, mësues nga Elbasani.
- Beqir Xhindole - Viti 1946-1947, mësues nga Lushnja.
- Stavri Trebicka - Viti 1947-1948, mësues nga Korça.
- Gjon Harusha - Viti 1948-1949, mësues nga Shkodra.
- Izet Koçorri - Viti 1949, mësues nga Konispoli.
- Dhimitër Tona – Viti 1950, mësues nga Konispoli.
Në vitin 1923 shkolla e Vëndreshës nën drejtimin e Ilmi Baçit kishte gjithsej 50 nxënës:
33 nxënës ishin në klasën e parë,
9 nxënës ishin në klasën e dytë,
6 nxënës ishin në klasën e tretë.
Viti ishte 1935 kur shkolla e Vëndreshës filloi t’u ofronte mundësi arsimimi edhe femrave. Ndër nxënëset e para ishin Hajrie Bregu, Nazmie Ibro, Sanie Shehu dhe Elmazi Bano etj. Në vitin 1939 numri i nxënëve kaloi shifrën prej 80.
Ky ishte viti kur shkolla kishte filluar tashmë funksionimin regular dhe drejtohej nga mësuesi Riza Musaj që vinte nga Kishtani i Gramshit. Pjesëmarrja në orët mësimore ishte tej mase e lartë. Nxënësit gjatë kësaj periudhe përfshinin Dajlan Çela, Mete Zhuri, Tomorr Cerova, Islam Kuci, Adil Bano, Hatem Bregu, Avni Shehu, Ismail Bano, Haki Gramozi, Riza Bilbili, Mine Ibro, Ismail Kuci, Fari Musaj , Jace Lula dhe Resmie Bano etj.
Lufta e Dytë Botërore e ndërpreu përkohësisht mësimin. Ato rifilluan në vitin 1943, ndërsa Çorovoda kishte pak kohë që ishte çliruar. Në vitin 1943 mësues do të ishin Xhaferr dhe Veiz Kuçi. Kësaj periudhe i përkasin nxënësit Bajram Kuçi, Islam Kuçi, Metullah Bregu, Isa Shehu, Dalip Kuçi, Nurie Bregu, Elmas Sevdari, Tajar Hoxha, Haki Gramozi, Sali Hysi etj. Në vitin 1944, në çdo lagje u organizuan kurse që kryheshin kundër analfabetizmit.
Në vitin 1945, Izet Buzi ishte mësues në shkollën e Vëndreshës. Ai vinte nga Berati dhe nxënës të kësaj periudhe ishin Kadri Ibro, Qani Ibro, Fatiko Çerenishti, Faik Çerenishti, Nazif Musaj, Fatime Sinani, Halil Kuçi, Esat Musaj, etj.
Me vitet që rrjedhin, rrjedh edhe ndihmesa dhe kontributi i mësuesve nga rrethet e tjera që shtohej në Vëndreshë.
Ishin mësues që vinin nga Shkolla Normale e Elbasanit si Nazmi Duhanxhiu nga Elbasani, Beqir Xhindole nga Lushnja, Stavri Trebicka nga Korça, Gjon Harusha nga Shkodra, Izet Koçorri nga Konispoli, Muharrem Mete nga Kolonja, Andon Benusi nga Shkodra, Pirro Gjika nga Berati dhe Themistokli Salepi nga Berati (i cili ishte edhe drejtor i parë i shkollës unike shtatëvjeçare).
Shkolla unike do të mbulonte me shërbim fshatrat Valë, Therepel, Lavdar, Vëndreshë e Madhe, Vëndreshë e Vogël dhe Spatharë. Ardhja e mësuesve nga Berati, Gjinovefa dhe Milika Salepi, solli shtim të numrit të vajzave që merrnin pjesë në shkollë. Ishte brezi i emrave të tillë si Kadri Sevdari, Skender Kuci, Avdulla Bregu, Asllan Musaj, Drita Cerenishti, Agim Alizoti, Asllan Ducellari, Bashkim Likaj, Shefqet Aliaj, Hasan Bregu, Nebi Musaj, Qemal Zaimi etj.
Në periudhën 1958-1961, mësues të kësaj shkolle ishin Sherif Merdani, Nexhmedin Dardha, Andrea Turtulli, Xhemil Bylykbashi, Tomorr Qafa, Robert Stefa, Bastri Erlindi, Myslim Hotova, Ferzilet dhe Manushaqe Bylykbashi, Nexhadije Luniku, Azbie Branko dhe Dule Bregu. Gjatë vitit shkollor 1961-1962, drejtor i kësaj shkolle ishte Asqeri Turhani. Këto ishin vite në të cilat shkolla pasurohej me mësues vendas si Nuri Ibro, Muharrem Dervishi, Ismail Shiroku, Selvi Fusha, Neshat Dyrmishi, Qendrim Kushova, Ibrahim Tabaku dhe Hysen Kuçi.
Në vitin 1972 u hap shkolla e mesme pa ndërprerje nga puna me mësuesit Skënder Kuçi, Maliq Baze, Qani Sinani, Todi Prifti, Venetik Zaimi dhe Mustafa Zervishi. Brezi i nxënësve gjatë këtyre viteve përfshinte Elmas Sevdari, Bahri Bakiu, Sali Hysi, Diafet Kushova, Lutfi Bakiu, Hysen Myftari dhe Murat Sevdari. Drejtues i shkollës ishte Abdulla Bregu ndërsa nëndrejtoresha ishte Bukuroshe Muçaj.
Në vitin 1972 përfaqësues të shkollës së Vëndreshës morën pjesë në Konferencën Pedagogjike të Shqipërisë. Një muaj më vonë, më 13 maj 1973 në ambientet e shkollës së Vëndreshës u organizua një seminar nga Instituti i Studimeve Pedagogjike ku morën pjesë përfaqësues nga 16 rrethe të Shqipërisë. Ky aktivitet shërbeu gjithashtu si një nxitje për prindërit që fëmijët e tyre të ndjekin arsimin e mesëm.
Në 1.09.1976 hapet shkolla e mesme me shkëputje nga puna me drejtimin bujqësor, shkollë që kishte një staf pedagogjik shumë cilësor. Nerënxa Begolle Kalemi ishte drejtoresha e parë e shkollës bujqësore. Mësues të tjerë përmendim Abdulla Bregun, Zia Zaimin, Qani Sinanin, Hekuran Kalemin, Maksim Kacin, Sadik Lazen. Nxënësit e parë ishin Bukuroshe Kuçi, Vera Guri, Marie Laze, Hena Laze, Myzafer Zaimi, Mirjan Zylyftari, Kastriot Sevdari, Kastriot Zaimi. Në vitin 1987, përveç degës së Agronomisë, u hap dhe një klasë gjimnazi - e mesme e përgjithshme. Drejtues ishte Avdyl Liçollari, ndërsa nëndrejtor u vendos Kajmak Zaimi.
Në 03.09.1987, shkolla e Vëndreshës u vizitua nga Ministri i Arsimit dhe Kulturës, Skënder Gjinushi. Gjatë viteve 1984-1991, Vëndresha kishte një arsenal të madh dijetarësh e mësimdhënësish si Pashako Muço, Nerënxa Sevdari, Përparime Zeka në arsimin parashkollor. Vera Lëmi, Shpëtim Sevdari, Haki Muço, Tefta Guri, Hëna Zylyftari, Fatmira Çerenishti në cikël të ulët. Zia Zaimi, Thëllëza Guri, Maksi Kuçi, Donika Dervishi, Vjollca Kuçi, Bashkim Likaj, Shefqet Aliaj, Hekuran Kalemi, Partizan Goxhaj, Dilaver Mekollari, Tomorr Celibashi, Lulëzim Saliasi, Engjëll Zaimi, Bukuroshe Kuçi, Edmond Llazari, Shpëtim Xhamallati, Ilirjan Sevdari, Meçan Zeqo, Ylli Shehu, Bari Tushe, Barjam Dervishi, Pelivan Bakiu, Nefail Spahiu, Ilir Halili në cikël të lartë. Hekuran Kalemi, Zia Zaimi, Abdulla Bregu, Lulzim Saliasi, Qani Sinani, Sadik Laze, Meçan Zeqo, Bilbil Musaj, Shpëtim Xhamallati, Shefqet Aliaj, Petrit Bakiu, Shefqet Xhaxho, Safet Saliasi, Iliaz Qato në shkollë të mesme.
Me ndryshimet e ardhura pas ndërrimit të sistemeve në 1991, si pasojë e ndryshimeve demografike, kjo shkollë humbi pak e nga pak shkëlqimin e dikurshëm. Shumë familje u larguan drejt qendrave urbane, ndërsa të tjerë emigruan jashtë vendit. Edhe numri i nxënësve filloi të binte dukshëm. Gjithësesi, mësuesit me të njëjtin përkushtim vijuan të sfidonin çdo ditë, duke lënë gjurmë në mësimdhënie si Meçan Zeqo, Kajmak Zaimi, Hajri Nuhu, Asqeri Rama, Shefqet Aliaj etj. Në 1996, drejtues i shkollës do të ishte Astrit Likaj, ndërsa nëndrejtorë Asqeri Rama dhe Hajri Nuhu. Stafi mësimdhënës përfshinte emra si Shefqet Aliaj, Abdulla Bregu, Bardhyl Hoxha, Kajmak Zaimi, Tomorr Pelivani, Seran Serani, Et’hem Duçellari, Engjell Zaimi, Zamir Celibashi, Arben Dulellari, Minushe Shehu, Florie Lika, Bashkim Likaj, Agim Sinani, Qëndror Musaj, Shpëtim Sevdari, Fatmira Çerenishti, Flutura Sinani, Matilda Muça, Nerenxa Sevdari, Tatjana Luadhi, Haki Muca, Alma Cevrenga.
Kjo shkollë në 1996 kishte 337 nxënës dhe afro 26 mësues e edukatore kopështi. Si pasojë e rënies së numrit të nxënësve, në 2001 shkolla e mesme do të mbyllej. Stafi pedagogjik pësoi rënie në numër dhe kjo reflektoi edhe cilësinë. Drejtues shkolle do të ishte Shefqet Aliaj dhe më vonë Përparim Ismaili. Gjatë vitit shkollor 2012 - 2013, në shkollën e Vëndreshës studionin 77 nxënës dhe drejtues u vendos Meçan Zeqo. Stafi i mësuesve përbëhej nga Shpëtim Sevdari, Përparim Ismaili, Engjell Zaimi, Mynevere Bilbili, Bardhyl Hoxha, Minushe Shehu, Ilda Isufi, Fatmira Çerenishti, Gentjana Dosti, Sazan Bano, Juliana Bakiasi.