"Ndë malt të Tomorrit e ka të ndënjuritë ZOT’ i SHQIPËRISË që ruan malësinë. Shqipet e malit i shërbejnë, ato janë ëngjëjt’ e ati përandaj edhe neve na thonë shqipëtarë, sepse lusëmë zotin e Shqipeve. Shqipëtarëtë s’e kanë harruem atë besën’ e vietërë qi kanë pasë lutunë përint’ e parë të moçimitë pa ardhë Krishti e Muhameti ndë botët.
Të gjithë Shqipëtarëtë thonë, mbas fjalësë qi kanë lanë pleqt’ e parë, se ORAKULLA E DODONËSË ka qenë ndë Mal të Tomorrit."
- Edhe mbani vesh, o shërbëtorë, se ç’ po u them yve.
- Urdhëro, t’u ngjatë jeta.
- Shikoni, o të mjerë, të mos i afrohi fort malit Tomorrit, po të vini një shenjë pushke lark rëzësë malit, se mal’ i Tomorrit ka hie të rëndë e u shkel, a heth ndonjë koqe rrufeje e u godit ndë majët të kresë, e u depërton tej mb’ at’ anë, e u vret, e s’ u le pikë të gjallë.
- E dimë, o zotëri, e dimë, se edhe t’em atë ashtu e vrau me rrufe e doq e e përcëlloi e e bëri si kërcu të zi.
- Ashtu pra t’a dini të mos shkelni ndë malt të Tomorrit se është vënt i mirë, është mal i shënjtëruar. Aty e ka të ndënjuritë Zot’ i Shqipërisë që ruan Malësinë, ay na ka ruajturë neve Malësorëtë e s’kemi rënë në dorë t’arëmikutë gjer më sot, edhe na ka për të ruajturë kurdo sepse atë kanë pasë luturë pleqtë tanë të vjetëritë, e gjyshatë tanë e stërgjyshatë tanë e katërgjyshatë tanë, e gjithë të parëtë tanë të moçëmit.
- I qofshim falë, i qofshim falë, Zotit të Madhit jetësë (thonë gjahtarët).
- Ay është Zot’ i fortë (thotë Mark Shalë Gjati). Ay është që vrënon qiellin me mjegullë e me re e vetëtimë e bubullimë e heth me rrufe e bie shie e breshër e dëborë: ju mos na vështroni neve përse vemi ndë mal të Tomorrit e gjuajm’ atje e shkelëmë mb’ atë vënt të mirë, sepse na njeh Zoti i Tomorrit se jemi Shqipëtarë e bij Shqipëtarësh: neve s’na bën gjëkafshë Hieja e Tomorrit, po na prêt me të mirë e na ruan e na ndih e na sbarth armëtë. Ashtu pra t’a dini.
- Vështroni, o shokë, (i thotë njeri tjatrit), vështroni sesi qënka mbuluarë maj’ e malit Tomorrit me mjegullë e me re! Shih, shih, si shkrep mali xixa xixa e nxjerr shkëndia t’arta e t’argjënta! Ri Zoti atje, r ii madhi i jetësë atje, ri ay që ruan Shqipërinë e s’na lë të biemë n’dorë t’arëmiqet. I qofshim falë ati Zoti. Hieja e ati na mbuloftë e na ruajtë e na sbarthtë armëtë ndë luftë.
- As më thuaj, kush i shërben Zotit Tomorrit?
- Shqipet e malit i shërbejnë, ato janë ëngjëjt’ e ati përandaj edhe neve na thonë Shqipëtarë, sepse lusëmë Zotin e shqipevet edhe jemi të fortë posi ato, edhe shokët e atyreve tek kanë bërë foletë shqipetë ndëpër shkëmbet e ndëpër shkrepat e maleve atje kemi ngrehurë shtëpit’ edhe neve Malësorëtë.
- Me të vërtetë ashtu si thua është.
“Këtu âshtë për të shënuem se Shqipëtarëtë ndonëse u bânë të Krështenë disa prej asish ndë qindoret të parë, (nji qind viet mbas Krishtit,) e të gjithë ndë kohët të Konstantinit Math, Perandori Byzandit, edhe mbasandaj shumë prej asish ukëthyenë, e ubânë Muhametânë, si shkeli Turku dhen’ e Shqipënisë, me gjithë këtë s’e kânë harruem atë besën’ e vietërë qi kânë pasë lutunë përint’ e parë të moçimitë pa ardhë Krishti e Muhameti ndë botët.
Mali i Tomorrit dirgjetë mun ndë mest të Shqipënisë, edhe âshtë mâ i math se të gjithë malet’ e Shqipënisë; Shqipëtarët’ e quejënë Tomorr, edhe kur flasënë për ate, thonë “mal ii Tomorrit”, do me thanë, mal ii të Mirit mal ii Hie-së, sepse Hie do me thanë Shqip, Zot, sikurse thon’ edhe vend i mirë, vend i shenjtënueshim, vend i hienushim.
Të gjithë Shqipëtarëtë thonë, mbas fjalësë qi kanë lanë pleqt’ e parë, se Orakulla e Dodonësë ka qenë ndë mal të Tomorrit, përandaj edhe priftënit’ e Dodonesë kanë pasë qenë quejtunë Tomorët, të mirë, Tomori. Të gjithë Shqipëtarëtë besojënë gjer mbë sot se mal ii Tomorrit âsht’ i hienueshim edhe se aty e ka të ndenjunitë Hieja e pleqet parë do me thanë Shqiptarëvet vietërë, përandaj mot për mot ngjitenë ndë majët të malit Tomorrit, e i lutenë Zotit.”