Pas shpalljes së pavarësisë, me qeverinë e sapoformuar, Ismail Qemali e emëroi si Drejtor të Bujqësisë. Në kohën kur Shqipëria qeverisej nga Princi Vilhelm Vidi, Maliq Skrapari emërohet kryeinspektor për bujqësinë. Por në periudhën kur mori vesh për masakrat greke në Skrapar, e braktisi këtë detyrë. Pak më vonë, siç vendlindja thërret u emërua në Çorovodë në detyrën e nënprefektit të Skraparit. Në janar 1920 u zgjodh si përfaqësues i Skraparit në Kongresin e Lushnjes. Në vitin 1922 emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Bujqësisë ndërsa në vitin 1923 u lidh ngushëtësisht me lëvizjen e Fan Nolit. Nga viti 1928 deri në vitin 1934 u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Ekonomisë Kombëtare. Në 1934 për shkak të refuzimit për ti dhënë italianëve shfrytëzimin e pujeve dhe kullotave nga Mamurrasi e deri në veri të Shqipërisë, nxirret në pension të parakohshëm. Në 1938 u emërua Drejtor i Pasurive të Shtetit në Lushnje. Por pushtimi që iu bë Shqipërisë nga Italia e bëri atë që të ndërmerrte një veprim të guximshëm në mbrojtje të fermerëve e bujqëve të varfër shqiptarë. Para se të pushohej nga puna në qershorin e 1939, ai i vuri zjarrin qëllimisht të gjitha dokumentacioneve të huave shtretërore që bujqit e varfër shqiptarë kishin marrë. Vdiq një vit më vonë në 27 dhjetor të vitit 1940.
Figura e Maliq Skraparit (Sanxhaku) mbetet ajo e një intelektuali patriot që bëri gjithçka për vendlindjen. Në nder të kontributit dhe përjetësisë së tij, Bashkia e Çorovodës e ka vlerësuar vite më parë me titullin "Qytetar Nderi i Skraparit"