Çeta e Skraparit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Çeta e Skraparit

Fatjon Kaloci
14.8.21

Një shkrim nga Orhan Frashëri

Në rrethin e Skraparit, rron një popull patriot trim që gjatë gjithë historisë së tij shekullore ka luftuar për liri dhe pavarësi kombëtare. Po të kthejmë kokën prap t’u referohemi dokumentave të shumta arkivore të luftimeve të bashkëkohësve e veçanërisht të çetave të shumta kryengritëse, rezulton një histori e rrallë e skrapallinjve që të shfaqet para syve, si një film në ekran të gjerë sa vet historina e vendit tonë është një gjerdan betejash e përpjekje të përbashkëta me penë e pushkë që nga ato në luftë kundër ushtrisë osmane andarve grek e deri në formimin e librit të artë të shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, më 28 Nëntor 1912, në Kongresin e Lushnjes më 1920, në Revolucionin e Qershorit 1924 dhe në Lëvizjen e Fierit më 1935.

Në këtë truall të favorshëm Komiteti Qarkor provizor, kishte piketuar formimin e çetës partizane në Skrapar. Sipas direktivave të K.Q. të P.K.SH i deleguari i K.Q. të P.K.SH militanti shoku Gjin Marku, bashke me shokun Kahreman Ylli etj, mbasi kishin bërë takim me patriotin trim të maleve të Skraparit Mestan Ujaniku, i cili pranoi të drejtonte çetën partizane u bë e mundur që më 14 mars 1942, ku u formua çeta partizane e Skraparit, një nga formacionet e para partizane të Qarkut të Beratit dhe të gjithë Shqipërisë së Jugut, pas asaj të çetës partizane të Pezës me komandant Heroin e Popullit Myslim Peza që është formuar në vitet 1940-1941 dhe pushka e saj kundër fashizmit ka qënë nga më të parat.

Patrioti dhe trimi i maleve Mestan Ujaniku për pjekurinë dhe përvojën e luftës popullore që kishte iu besua detyra e komandantit të çetës dhe detyra e komisarit politik iu ngarkua shokut Gjin Marku.

Populli e përjetoi me këngë formimin e çetës partizane.
Në Tomor ku mblidhen retë
Ç’u mblodhën trimat me fletë
Atje sipër në Kulmak
U betua çeta plakë

Formimi i çetës partizane ishte një sukses i madh i punës të partisë, sepse një repart i organizuar dhe i armatosur do të ishte në gjëndje të kryente veprime të fuqishme dhe në shkallë më të gjerë politike ushtarake kundër objekteve të armikut fashist.

Historikisht në mes të atyre maleve kreshnike, të atyre maleve të larta e të pamposhtura kanë shërbyer si strehë e luftëtarëve, mblidheshin burra trima nga Zaloshnja, Backa, Sevrani, Leshnja, Vëndresha e nga fshatra të tjera dhe ashtu grupe grupe të tërë së toku në Kulmak-Tomor, kuvendonin se si duhej të organizoheshin në çetën kryengritëse për të goditur për vdekje armikun barbar. Aty piketoheshin ngjarje të mëdha. Aty janë gjurmët e historisë. Pikërisht në këto male ku ka gjëmuar lufta për liri, K.Q i Partisë dërgoi komunistët e parë dhe së bashku me ta u mblodhën luftëtarët e parë bij të Skraparit, të cilët do të vazhdonin të përcillnin mesazhin e patriotizmit dhe të trimërisë në luftë kundër pushtuesve fashistë dhe tradhëtarëve të vendit.

Të takohesh në male si luftëtar duhet të kesh një zëmër të madhe, zëmër atdhetare, për të cilën duhet forcë dhe energji e jashtëzakonëshme, për atë udhë të rëndësishme dhe shumë të mundimshme që do të shkruhet në ballin e djersitur të kohës si një mesazh i përcjellë nga një brez në tjetrin duke pasur ndër shekuj një shëmbull të shkëlqyer atdhetarizmin dhe me vlerë deri ditët tona. Në fillim çeta ishte e vogël në numër, por shpejt ajo u rrit me dhjetëra partizan bij skrapallinjsh si Hajri Shpatanji, Hajdar Nako, Muharem Trebla, Xhevo Osmani, Sulo Gradeci, Muharem Haxhiu, Shaqir Çela etj. si dhe disa partizanë të ardhur nga Korça, Dangëllia, Mallakastra, Berati. Partizanët e çetës partizane nën drejtimin e komandës së çetës pas formimit, iu përveshën punës politike propogandistike duke kaluar nëpër fshatrat e Skraparit e duke e sqaruar popullin se kush ishin partizanët dhe kush ishin armiqtë e vërtetë të popullit qëllimet e tyre, aksionet politike dhe ushtarake që duhet të kryenin partizanët kundër armikut.

Çeta partizane, brenda muajit Mars e deri më 10 prill 1942 pothuajse shkeli në të gjitha fshatrat e Skraparit duke propoganduar në popull programin e P.K.SH. për luftë të pandërprerë ndaj fashizmit e duke bërë thirje që ndaj autoriteteve zyrtare të kundërshtojnë çdo taks dhe kërkesa që u drejtohesh atyre.

Si rezultat i punës propogandistike të komunistëve dhe partizanëve  në çetë si dhe  pakënaqësisë së popullit që po manifestonte urrejtje kundër regjimit fashist në rrethin e Skraparit u krijua një situatë luftarake e pasigurie për autoritetet qeveritare. Kjo është arësyeja që Qeverija kuislinge në këtë kohë me kryeministër Mustafa Kruja merte e jepte sinjalin e alarmit për gjendjen politike në Qarkun e Beratit e veçanërisht për rrethin e Skraparit.

Për gjendjen mosbindëse armiku pranonte haptazi:
“ Komunistët, partizanët e nxisin popullin kundër fashizmit. Propaganda e tyre vazhdon e rreptë në disfavorin e fuqive qeveritare”.

N/Prefekti i Skraparit i shkruante qeverisë:
"Rekrutët nuk paraqiten, nën armë të tjerët dezertojnë nga radhët e ushtrisë, fshatarët refuzojnë të paguajnë taksat shkurt gjendja e N/Prefekturës është bërë kaotike".

Po në këtë parullë Prefekti i Beratit njoftonte:
“… gjendja e rrethit të N/Prefekturës së Skraparit është bërë kaotike me gjithë kuptimin e fjalës duke lënë në faza kaotike dhe gjëndjen e autoriteteve që në këtë rast paraqiten si figura para opinionit publik pse nuk janë në gjëndje nga një ditë në tjetrën vjen e bëhet më e rendë për më tepër pse grushti i autoriteteve qeveritare mungon”. Veprimtaria e çetës partizane nuk u kufizua vetëm në rrethin e Skraparit por ajo në bazë të direktivave të K.Q.të P.K.SH marshoj me shpejtësi, për dia muaj në disa krahina. Duke filluar nga muaji prill ajo marshoj drejt krahinës së Nahijes Berat, Terpan, Shpirag, Kutalli, Roskovec, Mallakastër, Dangëlli, Dëshnicë, Kolonjë, Vithkuq. Kudo ku kalonte e siguronte dhe i bënte thirje popullit, të mobilizohej e të luftonte kundër fashizmit. Kudo që kaloj jo vetëm u prit mirë nga populi por partizanët kudo lanë gjurmë të gjalla të figurës morale te partizanët të lirisë.

Gazeta “Zëri i popullit” do të shkruante në këtë periudhë:
“Partizanët dhe vullnetarët e lirisë në Skrapar e gjetkë nuk lanë fshat pa vizituar, nuk lanë vend pa mbjellë farën e luftës së drejtë atë të Luftës A.N.Ç që bën populli shqiptar”. 

Më pas çeta partizaane pas kësaj pune propogandistike në disa krahina, u kthye në Skrapar rreth datës 20 maj 1942 dhe përsëri filloi nga veprimtaria e saj politike luftarake duke i tronditur autoritetet qeveritare. Armiku po e ndjente rrezikun që i kërcënohej nga malet e Skraparit që u bë një nga bazat e para e më të forta të lëvizjes partizane në Shqipëri. Çeta partizane tashmë ishte rritur, kishte fituar përvojë dhe vepronte me sukses në popull. Ishin këto arsyet që autorietet qeveritare fashiste që në fillim u përpoqën që ta asgjësonin çetën dhe të çarmatosnin popullin kryengritës të Skraparit. Por populli i Skraparit nuk u nda nga çeta dhe nga rruga e drejtë e luftës çlirimtare.

Qeveria mbretërisë për të stabilizuar gjendjen dërgoi sa më parë detashment të posaçëm forcash ushtarake për stabilizimin e gjendjes. Në gusht të vitit 1942 u dërgua një kompani milicësh nën komandën e kapiten Xhaf Balit në fshatin Mëlovë me qëllim që të rrethonin dhe të çarmatosnin partizanët. Por llogaritë ishin bërë gabim. Komanda e çetës duke e kuptuar planin e armikut mori masa të shpejta për rrethimin e forcave të armikut me qëllim që duke u  rrethuar në të katër anët e fshatit dhe pas zbrazjes së disa pushkëve duke e parë veten të rrethuar dhe në pamundësi shpëtimi të 63 milicët me komandantin e tyre në krye nuk kishin rrugë tjetër veçse asaj të dorëzimit. Dhe kështu njëri pas tjetrit ata dorzuan armët pranë flamurit të çetës partizane. Këto armë iu shpërndanë popullit.

Ky aksion i çetës dhe veprimet e tyre politike e luftarake të kësaj natyre u mirëpritën ngas populli dhe rritën besimin e tij në drejtësinë e L.A.N.Ç. I egërsuar nga disfata e çarmatosjes së milicisë fashistë në Mëlovë armiku vendosi që të shpartallojë me çdo kusht çetën partizane. Për të realizuar këtë objektiv ai ndërmori një operacion në shkallë të gjerë drejt Skraparit. Komanda e  përgjithshëm armë e milicisë ngarkon komandantin e kësaj ane gjeneral Silvo Robini. Forcat armike erdhën jo vetëm nga Tirana, Elbasani dhe Gremshi. Me anën e veglave të Ballit Kombëtar Et’hem Mollasi, Muharem Kapllani dhe të tjerë i bënë thirje popullit të shkëputej nga partizanët dhe përfundimisht të ndahej nga L.A.N.Ç. Çeta partizane duhet të largohet nga krahina jonë. E gjithë kjo propogandë kishte për qëllim që të fuste panik në popull dhe ta shkëpuste atë nga partizanët dhe nga L.A.N.Ç. Por populli patriot dhe trim i skraparit nuk u nda nga kjo rrugë e drejtë dhe armikut fashist ashtu si më parë iu përgjigj me pushkë.

Mbi këtë qëndrim patriotik e luftarak që mbanin burrat e kësaj krahine gazeta “Zëri i Popullit” shkruante: "Populli i skraparit e mori vesh ku qëndron e vërteta. Ai pa me sytë e tij, ai dëgjoi me veshët e tij se cilët janë partizanët dhe patriotët e vërtetë"

Në verën e vitit 1942 çeta partizane kreu disa aksione të rëndësishme kundër milicisë fashiste dhe përballj dy operacione të forcave qeveritare dhe te Komandës së Përgjithshme fashiste. Me forca të shumta dhe me artileri mALOREforcat fashiste u nisën drejt Skraparit. Rreth datave 1,2 dhe 3 shtator të vitit 1942 kollonat armike u pritën me zjarr nga partizanët dhe populli në malin e Gradeit dhe të Parangoit në Radësh. Megjithëse në sulmet e tyre forcat armike, përdorën artileri dhe murtaja nuk mund të thyenin pozicionete  luftëtarëve dhe më pas të ndalonte sulmin partizan. Duke parë përparimin forcat armike po linin pozicionet e tyre. Në këtë kohë komanda partizane pregatiti planin e goditjes e të rethimit të forcave fashiste me objektiv për të çliruar Çorovodën.

Natyrisht sulmi mbi qytetin e Çorovodës kishte rëndësi të veçantë politike ushtarake, jo vetëm për Qarkun e Beratit por në shkallë kombëtare, prandaj nga pikpamja ushtarake u bënë të gjitha pregatitjet që të çonin drejt çlirimit të Çorovodës. Për t’ja arritur këtij qëllimi në mëngjesin e datës 4 shtator 1942 çeta partizane duke u ndarë në dy detashmente sulmoi drejt Parangoit Urës së Kasabashit, Mulliri i Mollasit Çorovodë.

Sulmi partizan filloi nga të katër anët  e Çorovodës, megjithë kundërshtimet e forcave armike, partizanët përparonin në drejtim të qëndrës së qytetit. Përveç artilerisë e murtajave u vunë në përdorim dhe aviacion por nuk mundi të ndalonte sulmin partizan.

Prefekti i Beratit, njoftonte Ministrinë e Punëve të Brendshme.
“…Fuqitë tona që tash 24 orë kanë luftue me forcat rebele(partizane) ato tue zënë vënde të forta dominuese shtërnguan milicinë të tërhiqet. Çdo orë keqësohet shfaqet nevojë shumë e ngutëshme që sa më parë të disponohet dërgimi i një force prej 1000 vetash të armatosur për ti bërë ballë sulmit të rebelëve”. Në këto rethana partizanët duke qënë të papermbajtur dhe duke parë se trupat armike ishin demoralizuar vazhduan sulmin e tyre deri sa i detyruan forcat armike të tërhiqen për në Therepel duke lënë më 5 shtator 1942 në duart e partizanëve Çorovodën. Gazeta “Zëri i popullit” jepte lajmin e gëzuar çeta partizane pasi shpartalloi milicët dhe forca të  tjera të armikut duke vrarë, plagosur e zënë rob me flamurin e kuq dhe zhgabën dykrenare, hyn triumfalish në Çorovodë qëndër e N/Prefekturës së rrethit të Skraparit.

Në radiogramin e datës 05.09.1942 Prefekti i Beratit njoftonte Tiranën:
“... Mbrëmë në orën 21.00 partizanët hynë në Çorovodë. Fuqitë tona u detyruan me u tërhequr duke zënë vënd nëpër bregoret e Therepelit. Mbasi të grumbullohen të gjitha fuqitë e freskëta në Therepel do të tentojmë të fillojmë sulmin kundër fuqive rebele”. 

Ndërsa armiku njoftonte mbi humbjen e Çorovodës dhe njëkohësisht, për tu organizuar dhe për tu hedhur përsëri në sulëm në krahinën e Skraparit, nga ana tjetër partizanët dhe populli i krahinës me gëzim e festonin fitoren. Njërëzit përqafoheshin me gëzim me njëri-tjetrin në qëndrën e lirë të krahinës.

Gazeta “Zëri i Popullit” në atë kohë shkruante:
“Çeta partizane  mbasi shpartalloi milicët dhe forcat e tjera të armikut me flamurin e kuq hynë triumfalisht në Çorovodë". Ky ishte një nga lajmet më të rëndësishme të luftës, që u hap si rrufe në të gjithë Shqipërinë.

Çlirimi i qytetit të Çorovodës e krejt Skraparit më 5 Shtator 1942 janë kurorëzimi i një epopeje të lavdishme të  shtruar me gjak prej kësaj çete heroiike. Çlirimi i Skraparit krahinë prej 100 fshatrash në zëmër të Jugut të vëndit i pruri frymës bashkuese të Konferencës së Pezës. Aletatët Anglo amerikan kësaj ngjarje me peshë i bëri jehonë të menjëherëshme nëpërmjet radios BBC edhe Radio Berlinit Roma se një krahinë malore Shkrapar u çlirua nga partizanët. Konsulli i Rumanisë në Tiranë, njofton me shqetësim qeverinë e tij mbi gjëndjen në Skrapar e në të gjithë Shqipërinë në favor të Lëvizjes Antifashiste Nacional çlirimtare, e asnjëherë e deri tani nuk ka qënë aq i fuqishëm solidariteti kombëtar në Shqipëri dhe asnjëherë popullata nuk ka qënë e vendosur si tani për sakrifica.

Çlirimi i Çorovodës më 5 Shtator 1942 shënonte evenimentin më të rëndësishëm të L.A.N.Ç pasi çlirimi i Skraparit shënonte dhe krahinën e parë të çliruar nga fashizmi në Shqipëri. Edhe mëkëmbësi fashist në Shqipëri Jakomoni në shënimet e tij përmëndte se gjëndjen më të vështirë Italia e kishte në Skrapar. Erdhi një lajm i gëzueshëm se Çorovoda ishte çliruar nga partizanët. Ky ishte një nga lajmet më të rëndësishme të luftës që u përhap si rrufe në të gjithë Shqipërinë ngjalli në popull shpresa të mëdha për çlirim dhe ndihmoi që të ngriheshin më shpejt në këmbë të gjithë i madh e i vogël të cilët panë se armiku mund të mundej. Këto disfata që pësuan fashistë në Skrapar e tronditën thellë armiqtë dhe menjëherë pa humbur kohë, vendosën dhe vazhduan njeri pas tjetrit dy operacione ndëshkoin me forca të reja dhe shumë të mëdha se sa më parë. Pese batalione milicësh u nisën nga Berat, për në Skrapar në disa drejtime forcat e karabinerisë dhe milicisë që erdhën nga Vlora e që komandoheshin drejt përdrejt nga komandanti e legjionit të Vlorës si dhe nga Halil Alia u nisën prej Berati, Uji i Zi, Therepel-Çorovodë.

Kollonat e milicise ndar ishin paisur me mortaja e topa malor dhe mbështeteshin nga avionë. Operacionin armik e drejtonte Silvio Robini. Këto forca u goditën nga partizanët që në fillim duke u shkaktuar dëme të mëdha. Mbetën 6 të vrarë e 12 të plagosur e 13 u kapën rob. Partizanët kishin në dorë inisiativën e duke qënë nën goditje të vazhdueshme të partizanëve u detyruan forcat armike që të tërhiqen nga Skrapari e më pas drejt Beratit gazeta “Zëri i Popiullit” shkruante: “…Kjo është jeta e Skraparit në luftë, këto janë përpjekjet e partizanëve e të skrapallinjve në L.A.N.Ç që zgjerohet dita ditës dhe që do të vazhdojnë me vrull e me forcë deri sa vëndi jonë të jetë çliruar nga i huaji barbar të ketë shfarosur gjembat tradhetare deri në çlirimin e Atdheut…”

Populli i Skraparit nuk u nda nga froni N.Ç dhe çeta partizane jo vetëm nuk u shpartalluan, por me veprimet luftarake e shtrinë aktivitetin e saj në disa krahina të tjera, duke goditur dhe asgjësuar brenda 6 mujorit të dytë të vitit 1942, 12 postekomanda të gjandarmërisë. Kështu Skrapari u bë një nga bazat më të fortatë lëvizjes partizane. Skrapari shërbeu si çerdhe jo vetëm e luftëtarëve të lirisë së Qarkut të Beratit dhe të Qarkut të Korçës-Gjirokastrës dhe të Elbasanit.

Situatën luftarake e pohon edhe konsulli Xheneral Ceseppe komandanti Volante që njofton gjithë organet qëndrore duke filluar nga Mbreti Perandor, Kryesinë e Këshillit të Ministrave, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Komandën e Përgjithëshme të forcave për sigurinë publike dhe krejtësisht gjithë stacionet e karabinerisë.
“… Autoritetet e Korçës paraqesin si zonë më e rezikshme është Skrapari ku asnjë operacion i vërtetë nuk mundet me u bë. Nga kjo zonë rebelët qarkullojnë ku munden dhe janë të armatosur".

Veprimtaria politike luftarake e çetës partizane të Skraparit, që nga krijimi i saj e deri në formimin e Batalionit partizan “Riza Cerova” duke iu referuar dokumentave të shumta arkivore të shtetit, ato të arkivit si dhe vlerësimet e mjaft drejtuesve të L.A.N.Ç dhe kujtimet e partizanëve rezulton se kjo çetë partizane bëri emër të madh dhe mbetet e para në bilancin e aktiviteteve politike ushtarake duke arritur suksese të shumta dhe të rëndësishme në L.A.N.Ç duke i shkaktuar vetëm disfatë dhe humbje dhe asnjë fitore fashistëve. Dhe organet qëndrore ishin të detyruar të pohonin:

Ngjarjet aktuale të Skraparit janë si ato të parave dhe autoritet civilë e ushtarak të vendit është hera e dytë që lëvizin si të ndjekur, prestigji është rrëzuar tepër dhe në çdo rast simbas mendimit tonë. Rikthimi në krye të detyrës kishte me qënë e padobishme nga pikëpamja Qeveritare, për një pjesë ndoshta edhe rrezik jete.

Kështu krahina e Skraparit mbeti një krahinë e çliruar dhe gjatë vitit 1943 nuk pa asnjë këmbë armiku vetëm më vonë kur filloi operacionet ushtria Naziste gjermane. Për mua si partizan i çetës dhe si një nga Kuadrot e L.A.N.Ç Qarkut Berat kam detyrimin moral dhe atdhetar që në këtë përvjetor të lavdishëm të çetës partizane të shpreh falenderimet e përzëmërta dhe mirënjohje atdhetare popullit të Skraparit, që na krijoi kushte lehtësuese duke na strehuar mjekuar dhe duke ndarë me ne kafshatën e gojës, dhe duke na mbështetur me gjithçka vetëm e vetëm për të fituar mbi forcat armike. Këtë realitet patriotik dhe njërëzor historia e ka thënë, por duhet ta thotë në vazhdim me gërma të mëdha.

Përfitoi nga rasti me anë të këtij shkrimi të shpreh mirënjohjen e thellë për gjithçka bënë burrat trima të Skraparit dhe veçoi këtu midis shumë figurave të shquara, komandantin e çetës trimin e maleve Mestan Ujaniku, komisarin politik Gjin Marku, Heroin e Popullit Ramiz Aranitasi, Zylyftar Veleshnja, Estref Caka, Gjeli Argjiri, Skënder Çaçi birin e shquar të Skraparit dhe të Qarkut të Beratit shokun Kahreman Ylli që udhehoqi luftën A.N.Ç në Qark dhe që ishte një nga inisiatorët kryesorë për ndihmën që dha për formimin e çetës partizane të Skraparit. Në këtë përvjetor ne partizanët bashkë me pasardhësit u drejtohemi “Homazh” të gjithë atyre familjeve që bijtë e tyre partizan janë ndarë nga jeta dhe për kontributin e tyre si luftëtar Atdhetu dhe populli përjetë atyre do tu jetë mirënjohës. Gjithë populli dhe brezat që do të vinë do ti kujtojnë me respekt rrugën luftarake të çetës dhe do të frymëzohen nga heroizmi që treguan partizanët legjendar të çetës si 5 Heronjtë e Popullit: Estref Caka, Zylyftar Veleshnja, Ramiz Aranitasi, Gjeli Argjiri, Skënder Çaçi, dhe dëshmorve Hajri Shpatanji, Veri Zaloshnja, Tahir Grepcka, Guri Dollani, Hasan Dersniku, Syrja Gradecka, Alush Grepcka, Gole Ruço, Tefik Lepani, Sherif Zhumni etj, që s’kursyen gjakun, për lirinë dhe pavarësinë e Atdheut.



Ne pjestarët e çetës partizane veteran edhe pse mbi supe rëndojnë vitet  e moshës së thyer të luftës dhe të punës, ata ashtu si dje në çdo betejë me armikun nuk kanë lejuar që  një grusht palo shqiptarë politik, pseudohistrorian të errësojnë  L.A.N.Ç. që u kurrorëzua me fitore më 29 Nëntor 1944.

       
         
close