Po kush ishte
Brahush Kadillari?
Brahush Kadillari lindi në fshatin Liqedh të Skraparit në vitin më 16 gusht të vitit 1951, në
një familje të njohur, tipike të asaj ane me tradita atdhedashëse.
Shkollën
fillore dhe 7- vjeçare i kreu në vendlindje, kurse shkollëne mesme të përgjithshme
në Kamëz dhe vitin e fundit në gjimnazin “Ramiz Aranitasi” të Çorovodës.
Në vitin 1969 filloi Fakultetin e Mjekësisë në
Tiranë, të cilin e përfundoi me rezultate shumë të mira në vitrin 1974.
Pas titullimit mjek
mjek i përgjithshëm, ai u emërua përgjegjës i qendrës shëndetësore Kapinovë, Skrapar,
ku punoi deri në vitin 1983.
Nga viti 1983 deri
në vitin 2001 ka punuar në Drejtorinë e Higjienës Skrapar, me detyrën e shefit
të shërbimit të Higjienës.
Në vitet 1985-1986
ka kryer specializimin për problemet e higjienës pranë Fakultetit të Mjekësisë.
Në Skrapar ai ka
kryer disa studime dhe projekte, të cilat i ka referuar në sesionet shkencore
ntë organizuara atje.
Pas kësaj ai
transerohet në Tiranë në Drejtorinë e Shëndetit Publik, ku punoi si specialist
i shëndetit publik.
Doktor Brahushi është
dekoruar për punë të mirë nga Kuvendi Popullor me medaljen për shërbime të
shquara ndaj popullit.
Doktor Brahush
Kadillari do të mbahet mend nga kolegët me të cilët punoi, nga njerëzit që e
njohën, miqtë dhe të afërmit e tij, si një njeri me virtytet më të larta
njerëzore: korrekt, i drejtë, i dashur, i dhimshur, human, i aftë
profesionalisht, i gatshëm deri në sakrifikim për të ndihmuar të tjerët, cilësi
që më së fundi u bë edhe shkak i vdekjes së tij të prakohëshme.
Lamtumirë doktor
Brahushi! Njerëz si ti, me gjurmë të thella dhe kujtime të shumta, nuk vdesin
kurrë!
Nga: Doktor BASHKIM HYSI