Shtatë subjekte të cilat ushtronin aktivitet të paligjshëm në zonën e
mbrojtur të malit të Tomorit janë ndëshkuar. Policia e Beratit në
bashkëpunim me IKMT bllokuan aktivitetin e një
subjekti pasi u konstatua se ushtronte aktivitetin pa kasë fiskale, si
dhe u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së
Shkallës së Parë Berat, për një shtetas me inicialet A. B, për veprën penale “Fshehja e
të ardhurave”. Gjithashtu, policia thotë se ndaj një subjekti tjetër u mor masë
administrative në vlerën 40 mijë lekë, për mosplotësim të saktë të faturave
tatimore. Nga Sektori i Policisë Rrugore u vendosën 5 masa administrative për 5
subjekte të përpunimit të gurit dhe pllakave dekorative, pasi kishin
depozituar mbetjet nga aktiviteti i tyre në pjesë të rrugës, duke u
kthyer në rrezik për ngjarje rrugore.
Burimi: Shqiptarja.com
Burimi: Shqiptarja.com