Përmes komunikimit në instagram Kryeministri Rama përgëzoi për serialin "Gangs of London" aktorin shqiptar Orli Shuka, ndërsa 9 episodet e tij po shfaqen në Netflix. Kryeministri nuk nguroi të tregonte se ky serial e kishte lënë pa gjumë për dy netë ndërsa komentohej nën foton e aktorit të njohur, njëherësh edhe bashkëshorti i Erinolda Hidërsha Shuka, vajzës bukuroshe nga Skrapari i spektakleve të dikurshëm. Në këtë serial, çifti luan së bashku ndërsa Orli në rolin e Luanit dhe Eri në rolin e Mirlindës. Corovoda Online e ka ndjekur këtë serial i cili flet për luftën për pushtet mes bandave të Londrës. Ne sjellim një fragment nga episodi i 4të ku flitet shqip në serialin e suksesshëm që trasmetohet në Netflix.