Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 32 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 3 pacientë janë në pavion.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë.
25 raste të reja me koronavirus janë identifikuar gjatë 24 orëve të fundit nga 242 testime të kryera duke e çuar në 609 numrin e të infektuarve nga 6017 teste që janë kryer në total.
Sot është dita e parë që nga fillimi i epidemisë që Tirana nuk ka rast të ri. Por harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Kurbin, Krujë. Nga gjurmimi epidemiologji në Krujë, ku ka shpërthyer vatra më e rrezikshme e përhapjes së COVID-19 në një fasoneri fabrikë këpucësh, ku kanë rezultuar pozitivë 17 persona dhe në Kurbin janë 8 raste të reja.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive:
- Tiranë 253 raste
- Durrës 42 raste
- Lushnje 6 raste
- Elbasan 16 raste
- Fier 36 raste
- Kavajë 9 raste
- Rrogozhinë 4 raste
- Korçë 19 raste
- Vlorë 5 raste
- Shkodër 99 raste
- Lezhë 14 raste
- Berat 2 raste
- Has 13 raste
- Krujë 40 raste
-Tropojë 4 raste
- Pukë 5 raste
- Mirditë 3 raste
- Kukës 11 rast
-Mallakastër 1 raste
- Kurbin 27 raste
"Pavarësisht luhatjesve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është e kontrolluar. Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme. Në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është e rëndësishme që qytetarët të respektojnë masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë e kufizimit të përhapjes së infeksionit. Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40", tha drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico