Kahreman Ylli |
Kahreman Ylli lindi në 22 prill 1917 në Leshnje, Skrapar dhe padyshim që ka qënë një ndër ikonat e krenarisë lokale të Skraparit mes emrave dhe viteve të njerëzve me kontribute në Shqipëri. Ai ka qënë Rektor i Universitetit të Tiranës.
Corovoda Online shkon në një jetëshkrim të shkurtër të Kahreman Ylli.
Kahreman Ylli (22 prill 1917 - 3 shtator 1975) ishte një aktivist i çeshtjeve patriotike shqiptare, ministër dhe rektor i Universitetit të Tiranës. Kahreman Ylli lindi më 22 prill 1917 në një familje atdhetare të fshatit Leshnjë, në Skrapar. Veprimtaria atdhetare e babait të tij, Sinan Ylli, kundër regjimit të Zogut dhe internimi i tij ndikuan që Kahremani qysh në moshë të re mbushet me ndjenja atdhedashurie dhe me shpirtin e revoltës. Në vogëli ai u ushqye me vargjet e zjarrta të Naimit, me këngët e popullit për të rënët e lirisë, me tregimet për trimërinë e çetave patriotike.
Në shkollën Normale të Elbasanit u bashkua me të rinjtë, që kërkonin përmbysjen me forcë të pushtetit të Zogut. Në korrik 1935 takohet në Tiranë me revolucionarin Riza Cerova i cili foli vendosmërisht për bashkimin e forcave përparimtare kundër tiranisë dhe mjerimit, fjalët e tij lanë gjurmë te Ylli.
Në vitin 1936 dëshira e madhe për të mësuar bëri që Kahremani të nisej për në Francë ku vazhdoi studimet e larta në Akademinë Pedagogjike të Lion-it të Francës ku ndjekja e studimeve kërkonte pagesë për të cilën u ndihmua nga xhaxhai i tij Sako Ylli i cili i dha një porosi të veçantë Kahremanit " Merru me gjithçka por vetëm jo me politikë". Gjithësesi atdheu kërkonte aktivistë të zjarrtë dhe aty u lidh menjëherë me emigrantët politikë shqiptarë.
Shtëpia e vëllezërve Gogo e Kozma Nushi u bë shtëpia e tij.
Në vitet 1935-1936 shërbeu si mësues në fshatin Zaloshnje, Skrapar
Në nëntor të vitit 1936 pranohet anëtar i shoqërisë “Vëllazëria” të Lionit.
Janari i vitit 1940 e gjeti mësues në ushtrimoren e Normales së Elbasanit. Aty, së bashku me kolegë e studentë ai u qëndroi presioneve fashiste dhe u bë një propagandues i luftës kundër fashizmit. Në mars të 1942 transferohet në Berat.
Ai dhe familja e tij në Skrapar iu kushtuan tërësisht luftës. Kahremani (“Bariu”), ndihmoi aktivisht në kijimin e Çetës Plakë partizane të Skraparit. Në verën dhe vjeshtën e vitit 1943 ai u mor aktivisht me ngritjen e formacioneve të mëdha partizane, si Batalioni “Riza Cerova” Grupi i Beratit, ai i Myzeqesë dhe i Skraparit.
Në Operacionin nazist të dimrit 1943-1944, Kahremani zhvillon një veprimtari të gjithanshme sidomos në Skrapar, ku kishin përqëndruar forca të shumta gjermano-balliste, që kishin ardhur të shuanin luftën partizane.
Kahreman Ylli u zgjodh delegat në Kongresin e Përmetit, ku u zgjodh dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacionalçlirimtar.
Në gushtin e vitit 1944 kur në Sheper të Zagorisë përuroej Brigada XIV Sulmuese ai emërohet komisar i saj. Në luftë për çlirimin e Sarandës Kahreman Ylli u plagos rëndë dhe u kurua në një spital partizan në Itali.
Në zgjedhjet e 2 dhjetorit të vitit 1945 u zgjodh deputet i Skraparit.
Nga viti 1946 deri në 1948 ai ishte Ministër Fuqiplotë i RPSH në Francë.
Më 1946 mori pjesë në Konferencën e Paqes në Paris, si anëtar i delegacionit shqiptar. Si përfaqësues i qeverisë shqiptare në Gjyqin Ndërkombëtar të Hagës mbrojti të drejtat e Shqipërisë. Tre dhjetëvjeçarë me radhë ai punoi për organizimin e shkollës së lartë.
Ai ishte Ministër i Arsimit në vitet 1948-1952 dhe më vonë në 1961 do të ishte Rektor i Universitetit të Tiranës si dhe punonjës me përgjegjësi në aparatin shtetëror për problemet e shkencës dhe të kulturës.
Kahreman Ylli ishte deputet i Skraparit në 6 legjislatura të Kuvendit Popullor dhe në legjislaturën e anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor.
Ai u nda nga jeta në 3 shtator 1975.
Imazh i vitit 1971 - Çorovodë |
Kahreman Ylli në një imazh gjatë luftës partizane |
Sadush Ylli |