Së paku 5 persona u proçeduan nga Policia pasi punonin në aktivitetin e nxjerrjes së pllakave të gurit dekorativ në Tomorr. Sipas informacionit zyrtar, në kuadër të Plan Veprimit për parandalimin e aktiviteteve të
paligjshme të prodhimit të gurit gëlqeror, pllakator në territorin e
Parkut Kombëtar të Tomorrit, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e
Financiar në Polici në bashkëpunim me Administratën Rajonale të Zonave
të Mbrojtura, referoi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat
për shtetasit:
- I.L., 42 vjeç, banues në Poliçan;
- B.L., 43 vjeç, banues në Berat;
- C.Q., 41 vjeç, banues në Poliçan;
- A.B., 32 vjeç, banues në Çorovodë.
- S.Q., 59 vjeç, banues në Tiranë.
- I.L., 42 vjeç, banues në Poliçan;
- B.L., 43 vjeç, banues në Berat;
- C.Q., 41 vjeç, banues në Poliçan;
- A.B., 32 vjeç, banues në Çorovodë.
- S.Q., 59 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kontrollet e ushtruara, ata janë konstatur duke ushtruar aktivitet
minerar në zonën e mbrojtur në Malin Tomorr, Skrapar. Në cilësinë e
provave materiale janë sekuestruar makineri, mjete dhe vegla pune që
shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti.
Materialet hetimore do t'i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Shkatërrimi i pronës” dhe "Punësim i paligjshëm". Policia e Beratit do të vazhdojë të marrë masa për të gjithë ata shtetas që shkatërrojnë dhe ndotin mjedisin si dhe zonat e mbrojtura. - Përfundon njoftimi zyrtar i policisë.
©Corovoda Online