Skrapari rrezikon furnizimin me ujë të pijshëm në këto prag festa - Ndërprerja e energjisë së një kabine mund të ndaloj punën e sistemit të pompave të ujit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapari rrezikon furnizimin me ujë të pijshëm në këto prag festa - Ndërprerja e energjisë së një kabine mund të ndaloj punën e sistemit të pompave të ujit

Fatjon Kaloci
27.11.18
Jozyrtarisht Skrapari "kërcënohet" nga mungesa e Ujit të Pijshëm. Burime thanë se Dega e Shitjes së OSHEE ka kërkuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike të disa kabinave. Sipas SH.A. Ujësjellës në një prej kabinave pranë Ujësjellësit, rrezikohet mos furnizimi me ujë për qytetin, qëndrën më të madhe urbane në Skrapar - thanë raporte brenda Sh.A. Ujësjellës Skrapar. Shlyerja e detyrimeve të mëparshme mendohet së është arsyeja që kërkohet nga kjo degë e shitjes, ndërsa ajo që mbetet për t'u parë është nëse këto veprime do të prekin ose jo sistemin elektrik të pompave të ujit të pijshëm. E thënë ndryshe i gjithë Skrapari rrezikon të mbesi pa furnizim me ujë të pijshëm nga kjo ndërprerje.  Ujësjellës Sh.a. së fundmi ka përfituar një suport financiar nga shteti në shumë të përafërt prej rreth 30 milion lek të vjetra si rezultante e punës së mirë (performancës) ndërsa nuk kuptohet se përse duhet të ndërmerret ky veprim. Situata duket komplekse në një klimë të acartë politike lokale që shkon për pak, në prag festa, dhe ku secili pret urime dhe jo "mallkime" publike që më së shumti rëndojnë tek qytetarët e varfër që së paku presin mirëqënie në festat e fundviteve. Thuajse në gjithë vëndin, në Shqipëri Ndërmarjet sh.a. të Ujësjellësit rezultojnë me detyrime. Sipas Corovoda Online sh.a. Ujësjellës Skrapar konsiderohet ndër sh.a. me përformancë të mirë, e thënë ndryshe që edhe niveli i detyrimeve të pashlyera krahësuar me sh.a. të tjera është më i vogli. Nuk dihet nëse ka qëllime sekondare në përzgjedhje të ujësjellsave. Më herët gjatë ditës, një kabinë elektrike u stakua nga  si pasojë një segment rrugor mbeti pa ndriçim për gjithë banorët lokal.
©Corovoda Online/ Jozyrtar
 


       
         
close