Pamje nga Varishti - 16.05.2018 ©Corovoda Online |
Kampersat apo "makinat - shtëpi të lëvizshme" kanë qënë më të shpeshta këtë vit, sikundërse është vënë re edhe përdorimi i makinave të shërbimeve Rent Car me targa shqiptare. Mesatarja ditore e mjeteve të lëvizshme (automjete, motorcikleta, kampers etj) për këtë sezon në destinacionet Kanionet e Osumit dhe Ura e Kasabashit ka qënë në afro 44 mjete në ditë.
Mikpritja është elementi kryesor që kanë vlerësuar shumica e turistëve të huaj.
Ndër elementët më pak të pëlqyer prej tyre ka qënë mungesa e personeleve apo guidave në gjuhë të huaj. ( kjo praktikë aplikohet kryesisht për grupet e organizuara, rafting, ekipe etj).
Corovoda Online nuk mund të jap dot impkatin në mikroekonominë lokale. Por thuajse të gjithë operatorët që ne kemi si referencë të dhënash më pranë realitetit, kanë pranuar se konsumi kryesisht ka qënë i bazuar tek pijet e lehta, kafetë dhe konsum i shpejtë. Natyra ka qënë një tjetër element i vlerësuar nga turistët edhe për këtë vit. Në shqetësime mbetet shpesh orientimi lidhës me Përmetin, që do t'u mundësonte shumë më shpejt turistëve të arrinin bregdetin jugor të Shqipërisë. Qëndrimi afro 4 orë ishte karakteristikë e këtij sezoni. Kujtojmë se këto janë dhëna të rrjetit Corovoda Online.
©Corovoda Online