105 vite nga Hapja e Shkollës në Vërzhezhë, Skrapar - Ja disa elementë zhvillimor të arsimit ndër vite **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

105 vite nga Hapja e Shkollës në Vërzhezhë, Skrapar - Ja disa elementë zhvillimor të arsimit ndër vite

Fatjon Kaloci
16.9.18
 Arkiv 2018 - Pamje nga Vërzhezha - © foto K.Q.
Ndërsa të hënën, 17 shtator 2018 një vit i ri shkollor do të gumëzhi sërisht shkollat në Skrapar, Corovoda Online ndalet në vite në këtë shkrim duke dashur të bëjmë një përmbledhje edhe të historikut që Skrapari padyshim e ka mjaft të pasur.
Në vitin 1908, në fshatin Vëndreshë u krijua përpjekja e parë për hapjen e një shkolle në Skrapar. Shkolla u hap me një iniciativë private në mjediset e një shtëpie, por mirëfilltazi si datë e veçantë datimi shkolla e Vëndreshës u hap zyrtarisht në vitin 1921. Më herët se kjo datë, duke i'u bindur vendimeve të para të qeverisë së Ismail Qemalit, në 1913 do të hapej shkolla e parë shqip në Vërzhezhë e mëpastaj shkolla u hapën edhe në Çepan, Potom, Zaloshnje, Strenec, Vëndreshë etj.
Në vitin 1924, shkolla e Vërzhezhës do të kishte vetëm 5 klasa. Po në këtë vit në Vërzhezhën e 1924 do të hapej edhe Internati, i konceptuar si një konvikt ku do të përgatiteshin kuadrot. Edhe përse zgjati pak vjet deri në 1927, Internai i Vërzhezhës u bë i njohur në vend. Disa ndër figurat lokale që kanë studiuar atje ishin Mehmet Shehu, Kahreman Ylli, Tajar Grepcka, Neshat Hysi, Alush Grepcka, Njazi Çepani, Hysen Rogu etj.  Mësues të kësaj shkolle të njohur si Internati ndër të tjerë ishin edhe  Isuf Puka, Ali Myftiu etj.
Në vitn 1927, Internati do të transferohej në qëndrën e Nënprefekturës së Skraparit në Çorovodë.
Arsimi do të zhvillohej gradualisht në Skrapar ashtu sikundërse se edhe në gjithë vendin. Kështu në vitin 1934, në gjithë Skraparin numëroheshin 9 shkolla me afro 400 nxënës gjithësej. Ndërsa në 1939 i gjithë Skrapari kishte 12 shkolla. Pas çlirimit në 1945 në Skrapar rezultonin vetëm 10 shkolla. Në 1946 përmes një qarkore u hapën edhe 17 shkolla të tjera të reja. Viti shkollor 1948 do të kishte 36 shkolla me rreth 2 300 nxënës në gjithë Skraparin. Në vitn 1955 Skrapari kishte 64 shkolla fillore dhe 6 shkolla të sistemit 7 vjeçar ndërsa ky numër në vitin 1960 shkoi sa 65 shkolla fillore dhe 10 të sistemit 7 vjeçar. Po ashtu nisi të funksionoj edhe shkolla e mesme. Në vitin 1975 numri i shkollave në Skrapar shkonte sa 139 shkolla.
Pa dyshim një rol të madh kanë patur qindra e qindra mësues që me përkushtimin e tyre dhe sakrificat i dhanë zhvillimin arsimit në Skrapar.
E në këtë prag fillimi viti shkollor, Corovoda Online uron të gjithë nxënësit dhe mësuesit, një vit të mbarë shkollor, me rezultate dhe dëshirë të pashtershme për dijen. Suksese!
©Corovoda Online
       
         
close