Në një monitorim në web, sipas Corovoda Online të paktën 6 vende vakante rezultojnë në një portal qveritar. Portali Infermierë Për Shqipërinë ka postuar më herët shpallje për aplikime në pozicionin e Infermierit në 4 Njësi Administrative. Aplikimet vijojnë deri në datën 25 qershor 2018 citohet në portal, ndërsa kanë nisur këto aplikime prej 5 qershorit. Sikundërse thuhet në njoftim ( gjendet në këtë lidhje duke klikuar këtu ) 6 vendet vakante do të jenë për Shërbimin parësor në Qëndrat Shëndetësore Gjerbës, Zhepë, Leshnje dhe Potom në Skrapar.
©Corovoda Online
©Corovoda Online