Sipas policisë, një 69 vjeçar nga fshati Kapinovë, pjesë e njësisë juridiksionale të Bashkisë Poliçan u gjet nga të afërm pa jetë. Sipas njoftimit zyrtar ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Grepi i Sterrës" dhe i referohet zhvillimeve të ngjarjes së djeshme 24 qershor 2018. Shtetasi 69 vjeçar me inicialet H.G. banues në Poliçan sipas policisë, dyshohet se duke mbledhur çaj në mal të jetë aksidentuar për vdekje nga rrëshqitja nga një shkëmb. Kanë qënë familjarët që kanë gjetur viktimën. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë Berat.
©Corovoda Online
©Corovoda Online