Një tjetër "zë" skraparas në Kuvend - Spartak Braho merr mandatin e deputetit nga KQZ **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Një tjetër "zë" skraparas në Kuvend - Spartak Braho merr mandatin e deputetit nga KQZ

Fatjon Kaloci
13.5.18
Me origjinë nga Skrapari, në një tjetër zhvillim të 11 majit 2018, Spartak Braho do të jetë deputet në Parlamentin e Shqipërisë. Kështu vendosi Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Shqipëri, ndërsa një tjetër deputet, Saimir Tahiri kishte dhënë dorëheqjen disa ditë më parë. Braho ka qënë më herët me Subjektin Politik LSI ndërsa prej 2017 ai u grupua me PS. Në faqen zyrtare të KQZ thuhet:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimin:
“Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas heqjes dorë nga mandati i deputetit z. Saimir Tahiri”.
KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Tiranë, z. Spartak Braho.

Spartak Braho ka lindur në 17 korrik 1951 në Tiranë. Ka përfunduar studimet si gazetar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Shkencave Politiko-Juridike. Z.Braho ka edhe titullin “Jurist”, nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës (1981). Në vitin 1987 ka kryer një Kurs për të drejtën ndërkombëtare tregtare, pranë Ministrisë së Tregtisë së Jashtme.
Prej vitit 1997 deri në 2015 Spartaku ka qënë pjesmarrës në seminare dhe kurse pranë KE-se, USAID, OSBE, GARNISH MUNCHEN, për probleme të përafrimit të legjislacionit për sigurinë kombëtare, reformën zgjedhore, reformën në drejtësi etj. Z. Braho ka një karrierë shumë të gjatë në politike. Ka qënë drejtues i strukturave të PS-se, Tiranë dhe Durrës. Prej shtatorit 2009 deri në 2013 ka qënë Këshilltar ligjor i grupit parlamentar të LSI-së. Prej vitit 2004 e në vijimë zgjedhur në forumet drejtuese dhe Kryesinë e LSI-së. Spartak Braho ka qënë Deputet në Kuvendin e Shqiperisë për 4 Legjislatura.
Në shumë legjislatura numri i deputetëve me origjinë apo vendlindje nga Skrapari ka qënë i ndryshëm por ajo se çfarë vlen të përmendet pavarësisht subjekteve politike apo forcave, ajo që vlen të përmendet se Skrapari ka zë të fuqishëm në çdo legjislaturë.
©Corovoda Online
       
         
close