Një shtetas i huaj nga Austria u aksidentua rreth mesditës së të hënës 28 maj 2018. Pjesë e një grupi prej 5 motorçiklistësh njëri prej tyre u aksidentua në vendin e quajtur "Çezma e Thatë" një lokalitet i njohur në aksin rrugor Berat - Poliçan. Aksidenti erdhi pas përplasjes gjatë udhëtimit me një mjet të rëndë transporti. Turistët austriak ishin nisur në grup për të vizituar Skraparin. Shtetasi si pasojë e aksidentit mbeti i plagosur rëndë. Ai u trasportua fillimisht në Spitalin Rajonal Berat, por më pas për mjekim më të specializuar u trasportua drejt Tiranës, për në Spitalin e Traumës. 28 vjeçari nga Austria P.B. mbeti i plagosur ndërsa drejtonte një motor tip Bmw.
© Corovoda Online
© Corovoda Online