WEB: Rrëzohet Faqja web e Policisë së Shtetit - Websiti nuk funksionoi që prej orës 18:00 **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

WEB: Rrëzohet Faqja web e Policisë së Shtetit - Websiti nuk funksionoi që prej orës 18:00

Fatjon Kaloci
18.12.17
Sipas Corovoda Online faqja web e Policisë së Shtetit është e pamundshme prej orës 18:00 të pasdites së të hënës 18 dhjetor 2017. Një shënim gjeneralist në gjuhën e browserit thotë se " Se kjo Faqe është e paaritshme" Faqja asp.gov.al mund të jetë përkohësisht e rënë ose mund të jetë spostuar në një adresë të re. Corovoda Online shpesh përdor lajmin zyrtar të publikimeve mbi kronikën duke ju referuar portalit zyrtar të Policisë së Shtetit. Siç mund t'a shihni edhe përmes një kërkimi online mbi statusin e faqes, ( në imazh ) Për çdo ndjekës rezulton se faqja është down një term ndërkombëtar në informatik i përdorur për të treguar se serveri kryesor është i rrëzuar. Prej pak ditësh disa portale me prapashtesat .gov.al janë rrëzuar një prej të cilëve ai i Bashkisë Tiranë dhe i Bashkisë Finiq. Për këto dy të fundit Anonymous Albania ka marrë përsipër rënien e këtyre faqeve. Një ditë më parë Anonymous Albania tha se "U sulmua Websiti i Bashkisë së Tiranës tirana.gov.al - Në një njoftim të grupit më të madh të inteligjencës cybernetike u tha se kërkohet të respektohen të drejtat themelore të njeriut - Nisur nga Rritja e Taksave dhe ndodhive të tjera, AnonALB do ta mbaj jashtë botës Online deri në dorëheqjen e Kryetarit të bashkisë Tiranë Erjon Veliaj". Nuk dihet nëse edhe rënia e faqes së Policisë së Shtetit është vepër e Anonymous Albania. 2 ditë më parë, i njëjti grup në një njoftim tha se rrëzoi faqen zyrtare të Bashkisë Finiq me arsyen se : " Gjuha zyrtare në këtë websit ishte greke- Ne do t'i sulmojmë deri sa të na kthehet gjuha zyrtare shqip - Tha në një njoftim një prej grupeve më të mëdha shqip të shtunën e 16 dhjetorit.  
UPDATE: Në orën  19:00 Faqja Zyrtare e Policisë së Shtetit rezulton sërisht e rëzuar.
©Corovoda Online
       
         
close