MOTI - Të Premten 1 Dhjetor Mbyllen Shkollat - Shkak Kushtet e pritshme meteorologjike **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

MOTI - Të Premten 1 Dhjetor Mbyllen Shkollat - Shkak Kushtet e pritshme meteorologjike

Fatjon Kaloci
30.11.17
Nën alert, të rreshjeve intesive që priten pas orës 21:00 në Skrapar së paku, të kësaj mbrëmje të së enjtes e që do vijojnë gjatë ditës së premte 1 dhjetor 2017 vjen edhe njoftimi zyrtar për mbylljen e shkollave në gjithë vendin. Ministria e Arsimit të Shqipërisë ka shpërndarë pasditen e së enjtes 30 nëntor 2017 një njoftim ku thuhet:
Për shkak të përkeqësimit të motit në të gjithë vendin, si dhe nga informacionet e marra nga Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore mbi situatën e rreshjeve të dendura të shiut, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë njofton pezullimin e procesit mësimor, në datën 01 dhjetor 2017, në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniveristar.
Dita e humbur e procesit mësimor do të zëvendësohet një ditë tjetër.
Situata e rreshjeve po ndiqet paralelisht edhe nga blogu ynë për zhvillimet lokale
       
         
close