Koordinata X - Vitet 45 - 47' - Romët nuk pranuan të jetonin në Skrapar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X - Vitet 45 - 47' - Romët nuk pranuan të jetonin në Skrapar

Fatjon Kaloci
19.11.17
Nga shtatori i 1945, në Shqipërinë e pasluftës Romët sapo ishin rregjistruar në 30 shtator në Pogradec. Por akomodimi i tyre kërkonte që shpërndaheshin në zona të tjera të Shqipërisë, kryesisht në Lushnje dhe Skrapar. Afro 43 prej tyre, pjesëtarë të 7 familjeve u vendosën në Skrapar... por ata nuk donin të rrinin në Skrapar. Me karakteristikën e shtegtimit befas në Shqipëri po shfaqeshin ngado duke u bërë "problem". Dy vite më vonë në 1947, jepen disa momente të komunikimeve zyrtare mbi gjendjen e tyre. Nga Skrapari dokumentimet mbajnë në fund emrin e Zylyftar Veleshnjes, asokohe Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Këshilit Popullor të Nën/Prefekturës Skrapar.
                                   MINISTRIS BUJQSIS E PYJEVE
                                         (Degës Reformës Agrare)
                                                  T i r a n ë
Gjegje qarkores Nr. 333 Res. dat. 27/7/947
Me marrjen në dorëzim me një her ky Komitet u dha urdhër N/Prefekturave mvartëse mbi vendosjen e arixhinjve.
Arixhinj nga ata që lëvizin në për fshatra ka patur vetëm në Lushnjë dhe në Skrapar.


Në Lushnjë deri tani janë vendosur 45 familje arixhinjsh këto janë vendosur në tokat disponibël të Zgjanës dhe në Çermë Biçakaj.

Tokat e tyre pjesërishtë janë punuar prej fshatarve vendës në punë vullnetare dhe pjesën tjetër po e punojnë vetë.


Në Zgjanë familjet e arixhinjve që janë të vendosur rishtas kanë punuar tokat e tyre dhe me traktor.

Përsa i përket ngritjes së shtëpijave u është dhënë lënd druri dhe janë ndihmuar në prerjen dhe transportimin e saj, dhe kanë filluar të ngrohin njëkohësishtë nga ana e Komitetit Ekzekutiv të N/Prefekturës Lushnjës u është siguruar kashta për mbulimin e shtëpijave.


Në rrethin e N/Prefekturës Skraparit ndodheshin 7 familje arixhinjsh në lëvizje që përbëheshin prej 43 frymësh me anën e Sek. të Brendshëm të N/Prefekturës Skraparit u mblodhën në Çorovodë dhe mbaheshin atje, ata kishin deklaruar të shkonin në vendin ku kishin bërë rregjistrimin në 30 Shtator 1945, të cilin e quanin vendin e tyre, ky vend ishte Pogradeci.

Këto shtat familje në bashkëpunim me Zyrën e Reformës Agrare u gjend vendi për tu instaluar duke, u dhënë tokë dhe ullinj ndërkaq lajmërohet Skrapari që t’i nisinj për Berat, mirpo arixhinjt kishin ikur natën në drejtim të Pogradecit.

Kështu që ngelen të instaluar në Qarkë vetëm 45 familjet që janë instaluar në Lushnjë.

                         p. komitetin ekzekutiv të k.p.prefekturës kryetari

                                            (Zylyftar Veleshnja)
Corovoda Online / Burimi: http://shqiptarja.com/dossier/2711/rom-t-kund-rshtojn–regjimin-e-hoxh-s-arratisen-n–mesnat–429845.html
       
         
close