Ditën e hënë 6 nëntor 2017 edhe Çorovoda i bashkohet Fushatës Kombëtare të Leximit. Me Moton "Takohemi për një Libër" në gjithë Shqipërinë mbi 200 aktivitete për sensibilizimin dhe nxitjen e të lexuarit kanë nisur të mbahen nga data 31 tetor e do të vijojnë deri në 10 dhjetor në gjithë Shqipërinë. Çorovoda do të ketë ditë kulmore të kësaj fushate ditën e hënë 6 nëntor 2017, pranë Bibliotekës së Çorovodës si dhe në Qëndrën Kulturore ku ideimi i këtij aktiviteti do të jetë edhe në nxitje të leximit në hapësirat publike. Aktiviteti vjen si një nismë e Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Bashkinë Skrapar.