Më herët një ditë më parë, një shtetas 41vjeçar banues në Grevë, Skrapar u arrestua në kushte flagrance. Ndalimi ndodhi në afërsi të lokalitetit Ura Vajgurore ndërsa shtetasi udhëtonte në një automjet. Sipas Seksionit kundër Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, arrestimi ndodhi të shtunën, 14 tetor 2017 ku nga kontrolli që iu bë një mjeti tip "KIA" që po udhëtonte dhe që ishte nën drejtimin e një tjetër 41 vjeçari që banon në Tiranë, në kroskotin e mjetit u gjet një sasi bime narkotike e llojit Cannabis Sattiva ku sipas njoftimit zyrtar të Policisë, i përkiste shtetasit 41 vjeçar me banim në Grevë, Skrapar. Njoftimi zyrtar përfundon duke cituar veprën ndesh me Kodin Penal që përkon me Nenin 283. Përfundon njoftimi.
Corovoda Online
Corovoda Online