Të gjithë poseduesit që kanë Karta Identiteti me vit lëshimi nga 2009 deri në 2013 (e përfshirë 2013) duhet të aktivizojnë këto karta pranë sportelit të Safran Aleat. Në Skrapar, sporteli i Aleat gjendet në godinën e Bashkisë Skrapar ngjitur me Zyrën e Gjendjes Civile. Ky është një shërbim që nuk ka kosto për qytetarin dhe ofrohet falas ndërsa shtetasi duhet të firmos një model tip ( që gjendet pranë sportelit ) i cilësuar si Kontrata e Nënshkruesit. Përmes këtij shërbimi qytetari në veprimet që kërkojnë komunikim elektronik me institucione apo ente që kanë pajisje të autorizuara, me një KOD të ri 4 shifror do të mund të përdorin apo depërtojnë në shërbimet elektronike thënë ndryshe e-shërbime. Kodi 4 shifror (duhet të dihet vetëm prej jush ) dhe për këtë Aleat sygjeron disa rregulla që duhen patur parasysh: 1. Mbani Kodin PIN të sigurtë, jo në të njëjtin vend me Kartën ID!
2. Karta ID të mos jepet asnjëherë tek askush!
3. Askush nuk do t’ju kërkojë Kodin PIN, ashtu edhe sikurse stafi Aleat nuk ju pyet për të!
4. Ju vendosni vetë Kodin PIN vetëm kur ju kërkohet nga personeli!
5. Nëse humbisni kartën, ju duhet të çaktivizoni (Shfuqizoni) Funksionet eID!
Ruani Faturën (Informacionin për Shfuqizimin) e marrë nga Forma e Aplikimit!
6. Kur shfuqizoni Funksionet eID, Karta mbetet e vlefshme, por nuk mund
të perdoret për eShërbime. Juve do t’ju nevojitet një Kartë ID e Re
(aplikim i ri). Shfuqizimi nuk mund të kthehet mbrapsht!
7. Nëse të dhënat tuaja në Kartën ID nuk janë të sakta, ose për
shembull keni ndryshuar mbiemrin për shkak të martesës, etj, ju duhet të
pajiseni me një kartë të re. 8. Ju jeni përgjegjës që të dhënat tuaja të jenë gjithmonë të sakta! Kartat e lëshuara gjatë 2014 e në vijim kanë Aktivizimin e kryer, pra nga sa shkruam më lart, Aktivizimi vlen për Kartat e Identitetit të lëshuara gjatë periudhës 2009 - 2013. Po më shumë informacion jepet në Sportelin e Safran - ALEAT në Skrapar, në mjediset e Godinës së Bashkisë Skrapar, Kati i Dytë, pranë zyrës së gjendjes civile.