Së fundmi në portalet online po flitet për probleme në ndarjen e grupeve të kategorisë së dytë. Me titullin "Kaos me ndarjen, Zbardhen grupet e kategorisë së dytë" Panorama sport citon se FSHF ka nguruar të publikoj ndarjen përfundimtare të grupeve në Kategorinë e dytë. "Skrapari" ka qënë pjesë e debateve. Kjo sepse në edicionin 2016-2017, Skrapari u rendit i parafundit duke lënë pas Gramozin. Por citohet se ekipi i Gramozit edhe pse doli i fundit në mbylljen e kampionatit, do të jetë në Kategorinë e dytë, ndërsa Skrapari bie nga Kategoria. Sipas FSHF kur kampionati u mbyll, Gramozit i'u akorduan 3 pikë në tavolinë për një ndeshje me Këlcyrën. Dhënia e këtyre 3 pikëve pas përfundimit të Kampionatit duket si problemi që ka ngritur Skrapari për Komitetin Ekzekutiv të FSHF, pasi e ka spostuar pas mbarimit të kampionatit Skraparin si të fundit duke lënë ekipin e Gramozit ende garues në Grupin e Jugut në Kategorinë e Dytë. Përpos dokumentacioneve sportdashësit dhe ndjeksit fillojnë të hedhin dyshime në atë se çfarë ndjekin për 1 vit rresht dhe atë se ç'ndodh brenda një dite pas mbarimit të Kampionatit. Gjithësesi, ajo që mbetet mister për mediat sportive është fakti se nuk janë bërë publike Ndarjet e Grupeve edhe përse në 12 shtator 2017 u miratua struktura dhe ndarja e klubeve në grupe për sezonin 2017 - 2018. Sipas Panorama, një mediatik i njohur në versionin print dhe online, grupet do të jenë:
Kategoria e Dytë / Grupi i Jugut:
Kategoria e Dytë / Grupi i Jugut:
1. ElbasaniKategoria e Dytë / Grupi i Veriut
2. Albpetroli
3. Tepelena
4. Memaliaj
5. Përmeti
6. Këlcyra
7. Delvina
8. Orikumi
9. Maliqi
10. Domosdova
11. Butrinti
12. Devolli
13. Gramozi
1. AdaCorovoda Online / Panorama / Imazh Arkiv 2014 - Komiteti Ekzekutiv i FSHF
2. Sopoti
3. Rubiku
4. Spartaku
5. Mamurrasi
6. Tirana B
7. Partizani B
8. Kukësi B
9. Vora
10. Gramshi
11. Luzi 2008
12. Veleçiku
13. Internacionali