Çorovoda - 78 Vjet Çlirim - Luftimet zgjatën në Skrapar edhe pas 5 shtatorit 1942 **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Çorovoda - 78 Vjet Çlirim - Luftimet zgjatën në Skrapar edhe pas 5 shtatorit 1942

Fatjon Kaloci
2.9.20
Corovoda Online në këtë speciale  risjell një mori artikujsh dedikuar 78 vjet Çlirim të Çorovodës.

Në 5 Shtator 1942, u çlirua Çorovoda, e njohur ndryshe si kryeqëndra e Skraparit. Shpesh, ka ngatërresa lidhur me referencën: Skrapari apo Çorovoda u çlirua në 5 shtator 1942? Përgjigja, prej vitesh mbetet e njëjtë: Çorovoda.
Më poshtë, i referohemi disa vend nderimeve në Skrapar që kanë datime pas datës 5 Shtator 1942, kjo për një arsye të thjeshtë në referencën time - vendet e memorialeve, lapidarëve etj, janë gjerësisht të lidhura me data, dhe në rastin tonë kjo na dëshmon se në Skrapar luftimet kanë vazhduar edhe pas çlirimit të Çorovodës.

  • Kakrukë, Skrapar:
Në Lapidarin që ndodhet në Kakrukë, Skrapar përshkrimi thuhet si më poshtë:
Këtu më 6-dhjetor 1942 u goditën forcat e milicisë fashiste. Lapidar kushtuar aksionit të çetëve të Kakrukës e të Therepelit më 6 dhjetor 1942

  • Orizaj, Skrapar:
Në Lapidarin që ndodhet në Orizaj, Skrapar (një lokalitet i afërt me Çorovodën) përshkrimi thuhet si:
Këtu më 18 shtator 1942 Çeta e Skraparit kreu aksionin kundër një grupi milicësh. Lapidar kushtuar aksionit të Çetës së Skraparit më 18 shtator 1942.

  • Bogovë, Skrapar:
Në Lapidarin që ndodhet në Bogovë, një qëndër e njësisë administrative me të njëjtin emër e Skraparit, përshkrimi thuhet si më poshtë:
Këtu, Më 10 tetor 1943 partizanët çarmatosën forca të shumta të ushtrisë italiane.

  • Radësh, Skrapar:
Në Lapidarin që ndodhet në Radësh, Skrapar (një fshat pjesë e njësisë administrative Qëndër, Skrapar) përshkrimi thuhet si më poshtë:
Lapidar kushtuar luftimeve të shumta të forcave territoriale partizane të qendrës e të Potomit kundër ballistëve në dhjetor të vitit 1943.

  • Bargullas, Skrapar:
Në Lapidarin që ndodhet në Bargullas, një fshat i njësisë administrative Bogovë, Skrapar përshkrimi thuhet si më poshtë:
Lapidar kushtuar luftës së batalionit të parë të Brigadës së parë Sulmuese kundër forcave balliste më 9 shkurt 1944.

  • Qafë-Shkozë, Skrapar:
Në Lapidarin që ndodhet në vendin e quajtur Qafa e Shkozës, përshkrimi thuhet si më poshtë:
Në datën 2 qershor 1944 këtu, në qafën e Shkozës është zhvilluar një nga betejat e lavdishme të L.N.Ç. Lapidari i Qafën e Shkozës kushtuar Brig 7-të dhe të 12-të sulmuese dhe batalionit partizan “Riza Cerova.”



Corovoda Online / Fatjon Kaloçi
       
         
close