Më herët gjatë javës, një postim në një rrjet social publikoi disa imazhe dhe një përshkrim të një prej investimeve më të fundit që ka konkretizuar Bashkia Skrapar. Bëhet fjalë riparimin e Varrezave të Dëshmorëve, ndërsa prej vitesh për shkaqe të ndryshme degradimi i Varrezave ka qënë një ndër shqetësimet e kahershme të Organizatave të Familjeve të Dëshmorëve në Skrapar. Mesa duket kjo problematike ka marrë zgjidhje nga institucioni vendor i Bashkisë Skrapar. Në faqen zyrtare të Kryetarit të Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu përmes një postimi të shoqëruar me disa imazhe jepet një përshkrim i shkurtër. Veçojmë disa momente më poshtë:
Bashkia Skrapar me të ardhurat e saj, rikonstrukton Muzeun Historik si dhe varrezat e Dëshmorëvë të Rrethit. Pavarësisht, impenjimeve të shumta të Bashkisë Skrapar, me punë dhe projekte konkrete pothuajse në gjithë territorin e saj, ajo mundësoi që me të ardhurat e veta të rikonstruktonte fasadën e jashtme dhe nje pjesë të ambjenteve të brendshme të Muzeut Historik, si dhe rikonstruktimin e Varrezave të Dëshmorëvë, plotësisht të amortizuara.
Këto investime shumë të
rëndësishme, në prag të 75 vjetorit të Çlirimit të Skraparit, janë
pritur shumë mirë jo vetëm nga veteranët e Luftës
Nacional-Çlirimtare, Familjeve të Dëshmorëve të Rrethit të Skraparit, Pasardhëse të
Veteranëve por dhe nga gjithë komuniteti qytetar të cilët kanë vlerësuar
shumë pozitivisht, trasformimet e mëdha infrastrukturore që ka pësuar
Skrapari dhe qyteti i Çorovodës dhe natyrshit rolin e Kryetarit të
Bashkisë z.Nesim Spahiu si promotor i këtij trasformimi. - Thuhet kështu në një postim që daton pasditen e 3 gushtit në rrjetin social Facebook.
Lidhje e jashme që kërkon Facebook:
Corovoda Online / Imazhi Kredit FB/ www.facebook.com/z.nesimspahiu
Lidhje e jashme që kërkon Facebook: