...kërkohet mirëkuptim nga drejtuesit e mikrobuzave dhe autobuzave që të ndalin qarkullimin nga aksi nacional për në Kulmak. Po ashtu mjetet e rënda nuk do të kalojnë gjatë këtyre ditëve... Veçojmë kështu ndër të tjera, në një publikim mediatik të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat e cila ka bërë me dije më herët rreth mesditës së të premtes 18 gusht 2017 një plan masash me qëllimin për mbarëvajtjen, garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë Pelegrinazhit të përvitshëm Bektashi në Malin e Tomorrit. Shohim më poshtë deklaratën e plotë:
Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Berat, Kuçovë dhe Skrapar, në bazë të një plani të detajuar masash, janë angazhur plotësisht me qëllim, sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e krimit dhe rritjen e sigurisë rrugore, lëvizjen e qarkullimit normal të mjeteve e këmbësorëve në rrugë dhe në zonat turistike, gjatë zhvillimit të pelegrinazhit në “Malin e Tomorrit”.
Corovoda Online / Imazhi FB Drejtoria e Policisë Berat

Gjithashtu në kuadër të masave të marra për zhvillimin e pelegrinazhit,
do të bashkëpunohet edhe me Organet e Pushtetit Vendor, P.M.N.Z.SH,
Spitalin Rajonal Berat si dhe me Kryegjyshatën Botërore të
Bektashinjëve.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në përbërje të së cilës janë; Komisariatet e Policisë Berat, Kuçovë, Skrapar ofron një shërbim policor, në partneritet me komunitetin dhe në përputhje me të drejtat kushtetuese, për krijimin e një mjedisi sa më të sigurtë për të gjithë shtetasit vendas e të huaj që do të marrin pjesë në këtë pelegrinazh.
Shërbimet e policisë më të përqëndruara do të jenë përgjatë akseve rrugore:
1. Berat-Poliçan-Pronovik-Novaj–Teqe,
2. Poliçan -Çorovodë,
3. Çorovodë-Gjerbës–Teqe e Kulmakut, pika të tjera që do të vendosen si dhe në territorin ku zhvillohet aktiviteti i pelegrinazhit.
Do të rritet prezenca e shërbimeve të Policisë Rrugore në akset kryesore, për përballimin e fluksit të automjeteve, orientimin dhe marrjen e masave ndaj përdoruesve të rrugës që qarkullojnë në gjendje të dehur apo shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve automobilistike gjatë periudhës së pelegrinazhit për në “Malin e Tomorrit”.
Janë marrë të gjitha masat për bllokimin e mjeteve të tonazhit të lartë që transportojnë pllaka guri nga mali në qytet, me qëllim lënien e lirë të rrugës për lëvizjen e lirë të automjeteve.
Janë marrë të gjitha masat për përcaktimin e vendqëndrimeve të automjeteve të Personaliteteve të Larta Shtetërore, pelegrinëve dhe Policisë së Shtetit, me qëllim disiplinimin e lëvizjes së automjeteve.
Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve të transportit publik si (autobuza dhe mikrobuza) të ndalojnë qarkullimin nga nga aksi nacional për në Teqen e Kulmakut.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat kërkon bashkëpunimin dhe mikuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve për zbarim rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor.