Foto Kredit: Manfred Werner |
Natyra është pasuria më e madhe e Skraparit të atraksionieve pafund. Rikthimi në habitatet natyrore i kafshëve të rralla ( të shumta në Skraparin e para 90's) është një element mjaft i mirë i mbarëvajtjes së mbrojtjes që njeriu i kushton bashkëjetuesve nën të njëjtin qiell, mbi të njëjtën natyrë. Së fundmi në Zonën e Mbrojtur të Tomorrit në Skrapar janë evidentuar raste të pranisë së Dhisë së Egër. Tipikisht në Shqipëri ka prani të species Rubicapria Balcanica por mendohet se ka prani të një specie tjetër të së njëjtës familje por të llojit Rubicapria Rubicapria e pranishme më së shumti në alpet e Austrisë, Francës, Sllovakisë dhe Gjermanisë. Mendohet se ky lloj po popullon edhe zonën e Tomorrit. Këto kafshë kanë karakteristike se thuajse bishti i tyre nuk dallohet është shumë i shkurtër, brirët janë të përdredhur nga sipër dhe tek meshkujt shfaqen më të hollë. Gjatë verës qimet janë në ngjyrë kafe të theksuar ndërsa në dimër kalojnë në nuanca gri. Shumimi ndodh kryesisht gjatë periudhës Maj - Qershor dhe në raste shumë të rralla lindin 2 keca por raste shumë të rralla. Rrijnë në grup dhe kanë veçanti se në rast se nëna vritet të voglin e rrisin femrat e grupit deri në 6 muaj afërsisht. Kanë jetëgjatësi deri në 22 vite. Kërcimet e tyre janë mbresëlënse. Mund të kërcejnë nga 2 deri në 6 metra në varësi të rrezikut janë shumë vigjilente. Ato mund të rendin me shpejtësi 50 kilometër në orë. Rubicapra Rubicapra rritet kryesisht në lartësi shkëmbore. Kryesisht rriten në lartësi mbi 2000 metra por gjatë dimrit mund të ulen në lartësi kryesisht në pyje të larta. Mbrojtësit e natyrës të zonës së Mbrojtur të Tomorrit prej disa ditësh kanë zbuluar mbetje organike të pranisë së tyre dhe disa kamera enkas monitoruese ndodhen tashmë në zonë ku ndiqet përmes pamjeve termike prania e tyre.
Corovoda Online