Skrapari mes Natyrës: Dushkajat e Tendës së Qypit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapari mes Natyrës: Dushkajat e Tendës së Qypit

Fatjon Kaloci
1.7.17
Ato ndodhen në kurrizin Slatinjë – Nishicë – Kala, dhe ndodhen rreth 700 metra mbi nivelin e detit. Zënë një sipërfaqe të përgjithshme 940 hektarësh, por statusin e monumentit e gëzon një sipërfaqe më e vogël, rreth 50 hektarë, në të cilën shprehen dhe ruhen më mirë tiparet e veçanta të kësaj dushkaje. Dallohet për larmi bimore: dushqe, shkurre shkozë, dëllinje e kuqe, cëmërdell, mëllezë, bulgër, panjë, etj. Ka vlera shkencore biologjike, historike, sepse aty është zhvilluar betja e Tendës së Qypit midis forcave partizane dhe pushtuesve të huaj. Për të vizituar këtë monument merret rruga automobilistike Çorovodë – Slatinjë dhe pastaj shkohet më këmbë tek Tenda e Qypit.
Corovoda Online
       
         
close