Nën Axhendë: (jozyrtare) Kryetari i Parlamentit Ilir Meta në fundjavën e 7-8 Prill në Skrapar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Nën Axhendë: (jozyrtare) Kryetari i Parlamentit Ilir Meta në fundjavën e 7-8 Prill në Skrapar

Fatjon Kaloci
4.4.17
Duke ju referuar një burimi jozyrtar, Corovoda Online citon se Kryetari i Parlamentit Ilir Meta dhe njëherësh Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim pritet të jetë në Skrapar në një axhendë takimesh mes datave 7 dhe 8 Prill 2017. Në këndvështrimin mediatik apo gazetaresk, vizita e Metës pritet të ketë një vëmendje të madhe veçanërisht lidhur me zhvillimet konsensuale që kërkon Shqipëria e çdo spektri politik në këtë prag proçesi Rebus mes deklaratash dhe kundërdeklaratash që 4 forcat kryesore politike në vend shfaqin. Nevojshmëria e një Shqipërie Funksionale kërkon që mazhoranca dhe minoranca të bashkëpunojnë në Parlament  për shmangie të anatemimeve të një anshme proçesesh zgjedhore apo vendimarrëse të njërit krah. Shqipëria si një trekëndësh Bermudian ndodhet së pari në Prag Zgjedhje, së dyti Vetting apo edhe BE që pret tek dera e ashensorit se cilin buton të shtypi për Shqipërinë lart apo poshtë. Deklarata e fundit e Kreut të LSI ku theksohej se jemi gati për Koalicion me PS por nevojitet që e djathta të mos përjashtohet nga mundësitë komunikative për dialog ngjalli diskurs publik në media. Kështu vëmendja mediatike në pritje të kësaj jave parashihet e lartë në aktualitetin politik ku ndodhet politika Shqiptare.
Por rikthehemi sërisht në Informacionet Jozyrtare të cilat thonë se fillimisht në mjediset e Kinemasë së qytetit në Çorovodë do të ketë një takim ndërsa më pas inagurimi i një sipërmarrje do të bëhet pjesë e axhendës. Drejtues të lartë të ekzekutivit të Tiranës Zyrtare apo edhe Drejtues në Nivel Qarku thuhet paraprakisht se do shoqërojnë në së paku 2 takime Kreun e Parlamentit. Thuhet paraprakisht. Theksojmë Informacioni që Corovoda Online është Jozyrtar, në rast të përditësimeve në faqen tonë sociale në Facebook do të njoftojmë më të rejat.
Corovoda Online
       
         
close