Një filial i BKT do të çelet zyrtarisht në një cermoni simbolike të premten 7 Prill 2017 në Çorovodë. BKT thënë ndryshe Banka Kombëtare Tregtare me filialin e saj i shtohet transaksioneve dhe shërbimeve të Çorovodës. E datuar në krijim në 29 Nëntor 1925 e njohur si Banka e Parë në Shqipëri kjo bankë me filialet e saj është e pranishme në gjithë Shqipërinë. Filiali i saj në Çorovodë do të lokalizohet pranë Godinës së Albtelecom dhe Eagle. Në Ceremoninë e rastit pritet të ketë drejtues të lartë të kësaj Banke të nivelit të dytë si edhe drejtues të autoritetit vendor. Jozyrtarisht, sipas Corovoda Online edhe Kreu i Parlamentit Shqiptar Ilir Meta mund ( theksojmë informacion jozyrtar) të jetë pjesë në ceremoninë e hapjes zyrtare të këtij filiali banke që përkon me filialin e 92-të të BKT në Shqipëri me 66 filiale dhe 26 në Kosovë.
Corovoda Online
Corovoda Online