Sali Berisha në Facebook - Edhe Çorovoda mavri? ... por harron Kravatën dhe se Bashkëshortja mbajnë të njëjtën ngjyrë **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Sali Berisha në Facebook - Edhe Çorovoda mavri? ... por harron Kravatën dhe se Bashkëshortja mbajnë të njëjtën ngjyrë

Fatjon Kaloci
6.2.17
Në një postim të një imazhi në rrjetin social Facebook, ish-Kryeministri shqipëtar Sali Berisha ka përshkruar foton ku shfaqen një pjesë e fasadave të reja të Çorovodës me tekstin: "Edhe Çorovoda mavri!?"

Imazhi është përcjellë si viral në rrjet, ndonse ka diçka që nuk shkon. Në rregullat e gjuhës shqip, nuk përdoret pikësimi "!?" por e kundërta "?!" ( kujtojmë: Pas fjalive të mëvetësishme dhe periudhave pyetese të quajtura "retorike" (me të cilat nuk pyetet realisht për diçka, po vetëm shprehet me forcë të vecantë një pohim a mohim), vihet zakonisht një pikëpyetje e ndjekur nga një pikëçuditje, ashtu si në fjalitë pyetëse thirrmore )
Edhe pse konotacioni politik synon në thelb mesazhin thumbues mes së majtës në një lokalitet të njohur për qëndime të majta, Berisha mban në foto profil një imazh të tijin me ngjyrën e kravatës " Mavi" ( pa R ). Ndërsa në foto kopertinë të kohështrirjes, bashkëshortja e tij, mban të veshur një fustan me ngjyra të ngjashme me foton e fasadave të disa pallateve pranë Qëndrës së Çorovodës. 
Skrapari, shpesh në arenën politike shqipëtare përmendet në varësi të situatave politike në vend. Më herët, Rama në një koment në rrjetin social facebook i'u përgjigj komentit të një ndjeksi me citimin: Skrapari ka gurë fantastik :) duke i'u referuar Shtrimit me gur dekorativ të qëndrës së kryeqytetit shqipëtar, Tiranës.
Corovoda Online
       
         
close