Requiem - Një Minutë Heshtje! - I Paharruari Zeni Kapllani **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Requiem - Një Minutë Heshtje! - I Paharruari Zeni Kapllani

Fatjon Kaloci
4.2.17
Ai lindi në vitin 1934 në Vërzhezhë, Skrapar. Pasi mbaroi studimet në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve Tiranë, do të niste detyën e tij fillimisht në një repart ushtarak në Gjirokastër, si komandant toge e që më pastaj filloi të ngjiste shkallët, Komandant Batalioni, Shef i Shtabit të Brigadës e në fund Komandant i Forcave Vullnetare në Skrapar. Në 21 Janar 2016, kur në kalendarin e lavdishëm të memories historike të Skraparit do të kujtohej 72 Vjetori i Betjës së Tendës së Qypit, mes dëborës së janareve dhe erës së athët ai nguli këmbë se mes të pranishmëve do të vinte atje. U priu të rinjve përpara dhe u ngjit. Kur u kthye këmbët ishin mbushur me dëborë... por ai qëndroi deri në fund në axhendën e aktiviteteve. Një ditë më pas shëndeti i tij u ligështua nga Skrapari në Berat e më pas në Tiranë ku zemra ndali rrahjen e fundit me kujtimin historik të pranisë së tij i pamunguar në asnjë aktivitet ai asnjëherë nuk do na mungoj... në përjetësi. Këshilli Bashkiak i Çorovodës, për meritat dhe kontributin e tij e ka vlerësuar me titullin "Qytetar nderi"
Corovoda Online / Material burimor nga libri "Një Minutë heshtje" i autorit Sefedin Methoxha
       
         
close