Sipas Corovoda Online numri i popullsisë së Skraparit po shkon drejt rënies, kjo e fundit pritet të jetë më konkrete kur në Shqipëri të përfundoj proçesi i Verifikimit të Adresave. Referuar disa të dhënave jozyrtare dy qytetet që ishin pjesë e një Bashkie para 2015 Poliçani dhe Skrapari tani me ndarjen e re administrative territoriale po barazohen në shifra përsa i përket numrit të popullsisë. Ndarje e re Territoriale i ka shtuar disa njësi Bashkisë Poliçan që kuptohet si shtim numri popullsie në total. Ndërsa Bashkia Skrapar mbetet nën njesitë e mëparshme nën juridiksion por ka një rënie të numrit të popullsisë.
Ndërsa në Vitin 2015 Numri i Popullsisë për Bashkinë Skrapar sipas Rregjistrit të Gjendjes Civile shkonte në 19 372 banorë referuar të dhënave të 2016 në këto 2 vjet ka afro 1 000 persona më pak.
Por le të shohim pak si rezulton me të dhënat e vitit 2016 popullsia në Skrapar:
Në total rezulton se numri i popullsisë i përafrohet shifrës 18 000 në të dyja bashkitë, dikur pjesë e një të vetme.
Por proçesi i verifikimit të adresave, i cili ka nisur në Shqipëri nga 2 kompani shqiptare dhe një e huaj deri në mes vitin 2017 do të japi një rezultat paraprak të verifikimit real të shtetasve rezident sipas adresave të tyre të banimit. E konvertuar në shifra pritet që numri real i popullsisë të pësoj një rënie tjetër.
Corovoda Online / Imazhi me karakter ilustrativ

SKRAPARI | Numri i Popullsisë 01.01.2016 | Numri i familjeve 01.01.2016 |
---|---|---|
Qyteti Çorovodë | 6 154 | 2 126 |
Njësia Çepan | 1 016 | 364 |
Njësia Potom | 1 125 | 344 |
Njësia Qëndër dhe Leshnje | 4 773 | 1 513 |
Njësia Vëndreshë dhe Bogovë | 3 099 | 1 030 |
Njësia Gjerbës dhe Zhepë | 2 264 | 722 |
POLIÇANI | Numri i Popullsisë 01.01.2016 | Numri i familjeve 01.01.2016 |
Qyteti Poliçan | 8 331 | 2 932 |
Njësia Tërpan | 2 544 | 773 |
Njësia Vërtop | 7 271 | 2 176 |