Koordinata X - Skrapar - Projekti Ushtarak nuk u konkretizua - Ku do prodhoheshin Silurat e Nëndetseve? **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X - Skrapar - Projekti Ushtarak nuk u konkretizua - Ku do prodhoheshin Silurat e Nëndetseve?

Fatjon Kaloci
12.2.17
Në hyrje të Çorovodës, në afërsi të fshatit Orizaj një ndërtesë kompleks e stërmadhe që njihet si Përpunim Druri e para viteve 1990'  na shoqëron në këtë ndalesë të Çorovoda Online. Super investimi fshihte edhe një anë tjetër, ku për periudhën kohore para 1990 Skrapari konsiderohej si zonë strategjike ushtarake për relievin, besueshmërinë e njerëzve si edhe afërsinë me Poliçanin e Kombinatit Ushtarak, që kur përmendej duhej të flitej me zë të ulët, për kohën e sekreteve të mëdhaja. Duke shfrytëzuar disa raporte të Corovoda Online një pikëpyetje mbi përsenë e një investimi kaq të madh të kohës marrim një përgjigje befasuese.
Ky objekt do të bazohej në ndërtimin e një kaldaje që përmes diegies së materialeve të drurit dhe avullit do të mund të stazhonoheshin jo vetëm elementet drusore.

Projekti synonte që nëpërmjet disa tubacioneve nëntokësore në mënyrë të fshehtë avulli te furnizonte edhe disa objekte të tjera të ngjashme së jashtmi me shtëpi (aktualisht janë shtëpi) por që në brendësi të tyre do të kishte mjete e makineri që do të prodhonin armatim për forcat detare të Shqipërisë.

Për të krijuar në dukje se në objektin gjigand do të shkonin vetem punëtorët për Përpunim Druri por disa të punësuar kryesisht me arsimim ushtarak do të kualifikoheshin të punonin në të vërtet për prodhimin e silurave.

Projekti u përpilua i plotë dhe në planin e tij u konceptua edhe Linje Urbane që do të trasportonte punëtorët nga Çorovoda.

Por projekti nuk e morri kurrë firmën finale. Kjo sepse vonë u mësua se ai projekt nuk shkoi në korrespodencën zyrtare ku ishte destinuar por tek një person i larte i nomeklaturës shqiptare te asaj kohe. Ky i fundit pasi lexoi shkresën e propozoi këtë projekt për t'a konkretizuar në një qytet tjetër në jug të Shqipërisë së Rivierës.

Në raporte citohen më pas edhe reagimet e përplasjet e ardhura mes drejtuesve të asaj kohe të Skraparit dhe përfaqesuesve të lartë dhe për shumë kohë ideja qarkulloi në qytet mbi projektin e madh që nuk u realizua dot kurrë.

Skrapari shihej si një mjedis mjaft i favorshëm gjeografik për bankën e madhe ushtarake të Shqipërisë së asaj kohe. Deri në mes viteve 90' këtu ruhej një pjesë e Thesarit të Shtetit. Nga ana tjetër Policani kishte kohe qe kishte nisur prodhimin e armatimeve luftarake të Ushtrisë Popullore.
Corovoda Online
       
         
close