Situata Gripale - Skrapari listohet nga ISHP si një nga 6 qytetet me tendencë në rritje nga situata gripale **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Situata Gripale - Skrapari listohet nga ISHP si një nga 6 qytetet me tendencë në rritje nga situata gripale

Fatjon Kaloci
10.1.17
Siç referon media kombëtare Top-Channel, Skrapari listohet në qytetet prekshmëria nga gripi ka tendencë rritje. Duke ju referuar një interviste me Silva Bino, shefen e departamentit të sëmundjeve Infektive në ISHP ( Instituti i Shëndetit Publik) për televizionin Top Channel Bino thekson edhe një dukuri të veçantë që po shoqëron situatën gripale në vend. Sipas saj, nëse në Tiranë po vihet re një ulje e tendencës së prkshmërisë nga gripi, në 6 qytete të tjera ka një tendencë në rritje nisur kjo nga numri i të prekurve nga gripi. Konkretisht bëhet fjalë për qytete si Berati, Gramshi, Fieri, Durrësi, Skrapari dhe Peqini. Në total në rang vendi numri i të prekurve nga gripi shkon në afro 22 000 citon Top Channel ( lidhje e jashtme e artikullit publikuar )
Corovoda Online / Top Channel
       
         
close