Bora - Vështirësi edhe në Poliçan - Shpërndahen paketa ushqimore për familjet e bllokuara **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Bora - Vështirësi edhe në Poliçan - Shpërndahen paketa ushqimore për familjet e bllokuara

Fatjon Kaloci
12.1.17
Në mbrëmjen e së mërkurës Bashkia Poliçan përmes një njoftimi në një rrjet social bëri të ditur situatën e menaxhimit si pasojë e rreshjeve të borës. Në njoftimin e shpërdarë që i referohet së mërkurës 11 janar 2017 Bashkia Poliçan liston edhe disa ndër akset e bllokuara nga rreshjet e borës. I plotë, njoftimi i Bashkisë Poliçan si më poshtë:
Si pasojë e përkeqësimit të motit, Kryetari i Bashkisë Poliçan,z.Adriatik Zotkaj së bashku me Shtabin e Emergjencave Civile si dhe Drejtoritë përkatëse, ka analizuar situatën e krijuar në territorin e Bashkisë Poliçan si dhe në dy Njësitë Administrative në varësi të saj nga reshjet e shirave dhe dëborës. Si rrjedhojë u përcaktuan masat si më poshtë:
• Drejtoria e Shërbimeve Publike bëri të mundur zhbllokimin e akseve më të rëndësishme urbane si dhe rurale.
• Ndodhen përkohësisht të bllokuara akset:

- Tomorr - Tomorr i Vogël me gjatësi 2 km.
- Drenovë - Lybeshë me gjatësi 2 km.
- Mbrakull - Kapinovë me gjatësi 2 km.
- Rehovë - Tërpan me gjatësi 2 km.
• Njëkohësisht po punohet për pastrimin e të gjitha mbetjeve urbane.
• U vu në funksionim Qëndra Ditore e cila do të ofrojë shërbime sociale për njerëzit në nevojë.
• Qëndra Polvalente është vënë në dispozicion të plotë ne funksion të emergjencës aktuale.
• U realizua shpërndarja e paketave ushqimore për familjet e bllokuara sipas kërkesave të kryepleqve si më poshtë:
- Tomorri I Madh – 36 paketa ushqimore
- Kapinovë – 13 paketa ushqimore
- Tomorri I Vogël – 10 paketa ushqimore. Ky aksion është në vazhdimësi në ditët në vijim për fshatrat e tjerë të blllokuar.
• Po mbahen kontakte me Kryepleqtë për përditësimin e situatës.
• Janë mobilizuar të gjitha strukturat e Bashkisë Poliçan për të përballuar cdo emergjencë të mundshme.


Corovoda Online
       
         
close