Ndërsa pak vite më parë, do të duhej që ata që udhëtonin drejt njësisë administrative Potom, të përdornin mjete të larta, tani më kjo mbetet preferenciale. E gjithë kjo pasi së fundmi, kontraktorët e Trans Adriatic Pipeline, kanë asfaltuar segmentin rrugor nga vendi i quajtur Fusha e Druve ( nën fshatin Zogas) Polenë, deri në Qafën e Osojës rruga edhe përse rurale, ka marrë parametra bashkohorë. Ndërsa pjesa vijuese drejt Potom, është momentalisht e çakulluar pasi më herët është zgjeruar. Ky segment do të përdoret për komunikimin e mjeteve për ndërtimin e pjesës që kalon në Skrapar e gazsjellësit T.A.P. Një video amatoriale e ngarkuar në rrjet jep disa nga momentet e punimeve në këtë segment.
Corovoda Online
Corovoda Online