Sipas një njoftimi të Policisë së Qarkut, seksioni për krimet, të premten 16 shtator 2016 arrestoi në flagrancë dy shtetas:
1. S.Xh, 34 vjeç, banues në fshatin Plug Lushnje,
2. A.M, 29 vjeç, banues në fshatin Bubës 2 Përmet.
Arrestimi ndaj shtetasve të mësipërm u bë pasi gjatë kontrollit të
ushtruar në automjetin tip Opel Frontera, ngjyrë gri pa targa, me të
cilin udhëtonin shtetasit e arrestuar, në sendiljen e prapme të mjetit u
gjetën:1. S.Xh, 34 vjeç, banues në fshatin Plug Lushnje,
2. A.M, 29 vjeç, banues në fshatin Bubës 2 Përmet.
· 2 armë zjarri tip kallashnikov model 56,
· 2 krëhër,
· si dhe 64 fishek model 56, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal. Përfundon njoftimi zyrtar.