E shndërruar tanimë në një festë traditë, Ditët e Tomorrit i dhanë mbrëmjen e sotme qytezës së vogël të Poliçanit një mbrëmje ndryshe. Aktiviteti që mbahet në prag festën e besimtarëve Bektashi, që pelegrinojnë në Tomorr për çdo vit mes 19 - 25 gushtit, edhe këtë mbrëmje e shndërroi në festë qytetin e Bashkisë së re të Poliçanit. Emigrantë, studentë, vizitorë nga zona përreth iu bashkuan festës që nisi pak pas orës 21:00 në sheshin Tomorri. Fillimisht në skenë një grup vallesh çeli siparin e eventit për t'ia lënë radhën protagonistëve të një formati të njohur humori në Shqipëri. Kështu trupa e Portokalli, performoi deri në rreth orën 22:40 në skenën e festës. Fishekzjarret e rastit i hapën rrugën më pas festës përmes muzikës me këngëtarë të njohur. Edhe këtë vit Corovoda Online në Live Streaming publikoi në kohë reale pamje nga aktiviteti duke i shoqëruar me imazhe nga terreni. Ndërsa ora lokale në Çorovodë shënon 23:00 aktiviteti është duke vijuar me program muzikor. Kujtojmë më herët kjo festë është emërtuar Vallëzim mbi Gëzhoja një emërtesë që e lidh dhe lidhte gjoegrafinë e qytetit të vogël me historinë e tij. Poliçani si qytet u krijua në 1967. Në ndarjen e re administrative ai është Bashki më vehte ndonse nocioni i Rretheve e përfshin ende atë si pjesë e Rrethit Skrapar. Në Poliçan numri i popullsisë për 2015 shkonte në afro 18 000 duke përfshirë edhe njësitë Tërpan dhe Vërtop që më herët i përkisnin Beratit. Shohim në vijim disa momente nga festa e sotme në Poliçan.
Corovoda Online / Një mirënjohje e veçantë i shkon M.Sh. për raportet në kohe reale për blogun tonë në këto 2 vjet mbulim të eventit në fjalë.
Corovoda Online / Një mirënjohje e veçantë i shkon M.Sh. për raportet në kohe reale për blogun tonë në këto 2 vjet mbulim të eventit në fjalë.