Këto ditë gushti përkojnë edhe me 39 vjetorin e ndarjes nga jeta të Heroit të Popullit Zylyftar Veleshnja. Koordinata X dhe Corovoda Online duke dashur të forcojnë misionin edukues të viteve, emrave dhe ngjarjeve që bënë Skraparin bën këtë ndalesë në promemorie të jetës dhe Veprës së Zylyftar Veleshnja.
Kush ishte Zylyftar Veleshnja?
Zylyftar Veleshnja lindi në 15 gusht 1902, në fshatin Veleshnje, Skrapar. Gjuhën shqipe dhe të shkuarin nuk mundi dot ta ndiqte si dëshirë të kaheshme të tij por në mënyrë autodidakte dhe plot pasion një bashkëfshatar i tij e ndihmoi që i vogël të mësonte ABC' - Ja di për nder Qazimit që më dha mësimet e para të ABC-së. Thoshte shpesh Veleshnja për një bashkëfshatarin e tij.
Zylyftar Veleshnja kishte të afërt Riza Cerovën. Ky i fundit e ndihmoi të përballte kushtet e veshtira ekonomike ku rreth vitit 1920 së bashku me të punoi në Çorovodë fillimisht e pastaj Berat. Krenaria e tij do të miklohej emocionesh kur në 1922 tek takonte Barjam Currin dhe Ali Kelmendin. Në 1924 mori pjesë në Revolucionin e Qershorit. Në 1935 së bashku me Riza Cerovën do të ishin aktiv në Kryengritjen e Fierit. Perndjekja që po i bënte rregjimi zogist e detyroi të largohej drejt Greqisë. Aty ai u bë anëtar i Partisë Komuniste Greke. Në 1939 rikthehet në atdhe Në 14 mars 1942 formoi çetën territoriale Riza Cerova. Gjatë viteve 1942 - 1943 punoi në ngritjen e Këshillave Nacional Çlirimtare në zonën e Myzeqesë. Në gusht 1943 u caktua zëvendës komandant Shtabi i Qarkut Berat. Në 18 janar 1944 me formimin e Grupit të Skraparit u caktua Komandant. Plagoset rëndë në Betejën e Tëndës së Qypit, Skrapar në 21 janar 1944. Më pas zgjidhet Delegat i Kongresit të Përmetit. Pas çlirimit në qarkun Berat u shpall Komandant Qarku dhe pastaj Kryetar i Komitetit Ekzekutiv i Rrethit të Skraparit. Më pas është përfaqësues i Skraparit si deputet në Kuvendin Popullor. Në 10 Korrik 1949 i akordohet Titulli i Lartë "Hero i Popullit". U nda nga jeta në 27 Gusht 1977. Në Çorovodë emri i një shkolle nëntëvjeçare mban denjësisht emrin e tij.
Corovoda Online