Ndjekja e Gjëmimeve
E fajësuar ecën hija e dashurisë,
Të njohur, nga foletë zogjtë i japin.
Nga gjethet puthjet e tua më vijnë,
Pas mallit tim degët bliri zgjati.
Unë afër jam e ti nuk e di...
Corovoda Online / Vezire Koxhaj
E fajësuar ecën hija e dashurisë,
Të njohur, nga foletë zogjtë i japin.
Nga gjethet puthjet e tua më vijnë,
Pas mallit tim degët bliri zgjati.
Unë afër jam e ti nuk e di...
Vërdallosem pa qëllim e pa drejtim,
Vozis nëpër vragat e së shkuarës.
Qorton iluzioni yt, drurëve fshehur,
Ngrohtesinë e zhvesha diku këtu.
Unë afër jam e ti nuk di...
Kësaj rruge nesër do t'i mungoj.
Gjëmimet do më ndjekin edhe përtej...
Druhem të kthej kokën sadopak,
Imazhin tënd aty do ta gjej.
Unë afër jam e ti nuk di...
Vozis nëpër vragat e së shkuarës.
Qorton iluzioni yt, drurëve fshehur,
Ngrohtesinë e zhvesha diku këtu.
Unë afër jam e ti nuk di...
Kësaj rruge nesër do t'i mungoj.
Gjëmimet do më ndjekin edhe përtej...
Druhem të kthej kokën sadopak,
Imazhin tënd aty do ta gjej.
Unë afër jam e ti nuk di...
Corovoda Online / Vezire Koxhaj